Te pergatitemi per jeten me te porsalindurin

0 0

Pas lindjes se bebes jeta juaj do te ndryshoje. Tani do te keni nje vogelush te cilit duhet t’i kushtoni shume kohe nga dita juaj, sidomos muajt e pare te jetes. Nje organizim i mire do t’ju beje mire te gjitheve: ju, bebes dhe babait. Ajo cfare ne keshillojme eshte qe gjate muajve te shtatzanise, sidomos gjate muajit te fundit te perpiqeni te beni disa gjera gati, te cilat do t’ju lehtesojne punen pas ardhjes te bebes ne shtepi.

Si te pergatiteni gjate shtatzanise per jeten pas ardhjes te bebit

-Ne momentin qe do te filloni te bleni gjerat e bebit, pyesni dike qe ka nje bebe se cfare vertet do t’ju nevojitet. Do te evitoni keshtu shpenzime te kota parash per gjera te panevojshme.
-Nese deri tani nuk keni qene gruaja e “ushqimeve te gatshme” eshte momenti ta beni! Nuk mund te quhet jo e shendetshme te ruani dicka ne ngrirje per ta servirur  kur koha per te gatuar do te jete limituar, prandaj tani eshte momenti te pergatisni vaktet tuaja te preferuara(keshillohet ne muajin e fundit te shtatzanise).
-Mundohuni qe ne momentin qe do ti drejtoheni spitalit per te sjelle ne jete beben tuaj, shtepia juaj te jete e paster. Pasi te keni sjelle ne shtepi te voglin tuaj nuk do t’ju mbetet shume kohe per ta bere. Per te mos permendur vizitat e menjehershme qe mund t’ju bejne te afermit apo miqte tuaj.
-Pergatisni disa biskota me cokollate te cilat mund te futen ne ngrirje dhe servirjani vetes tuaj pas lindjes kur te mos keni kohe t’i gatuani ne cast.E kush nuk do te donte dicka me cokollate kur ndihet i lodhur.
-Nese mendoni se per nje periudhe te caktuar kohe do te deshironit te mos ju vizitonte asnje i aferm, pasi deshironi ti perkushtoheni vetem bebes dhe bashkeshortit tuaj, atehere eshte momenti t’i lajmeroni per nje gje te tille. Nese mendoni se nuk do t’ju pelqente ta degjonin kete prej teje atehere mund t’ju thoni thjesht se pas lindjes do te qendroni pak kohe tek prinderit e tu dhe se mund te te vizitojne sapo te ktheheni.

Disa keshilla per javet e para pas ardhjes ne shtepi te bebes 

  1. Pas lindjes te bebes mos u mundoni te jeni gjithe kohen ne dispozicion te tij dhe shtepise, pasi edhe ju keni nevoje te pushoni dhe te qetesoheni. Nje nene e qete dhe e lumtur, rrit femije te lumtur.
  2. Mos u fiksoni pas ores! Nese nuk do te shikoni oren sa here zgjoheni gjate nates, do te jeni me pak te lodhura diten tjeter. Mundohuni t’ju behet “ves”, pasi do t’ju ndihmoje shume psikologjikisht per te qene me ne forme.
  3. Pergatisni nje cante me sendet e bebes dhe lereni gati per cdo moment kur do t’ju duhet te dilni me nxitim. Kjo do t’ju mundesoje qe te mos harroni asgje te domosdoshme te te voglit tuaj ndersa ndodheni jashte shtepise.
  4. Nese do te ushqeni te voglin me gji mos ndiqni rregullin “e tre oreshit”. Mund te ndodhe qe venia ne gji te jete e vetmja menyre per ta qetesuar edhe pasi sapo i keni dhene te pije.
  5. Mos i shpenzoni parate per gjera te panevojshme. Mund t’ju duket sikur bebi juaj do te kete nevoje per nje pafundesi gjerash, por nuk eshte keshtu. Si fillim mundohuni te bleni vetem sendet me te nevojshme dhe nese dicka tjeter do t’ju duhet me vone, atehere mund te shkoni ta merrni.
  6. Nese dikush ofrohet t’ju ndihmoje, mos e refuzoni! Pas lindjes te bebes do te kete mjaft momente kur do te keni nevoje per dike qe t’ju ndihmoje.
  7. Mesoni te thoni “jo”! Pranoheni ndihmen qe dikush jua ofron, por mos e lejoni te nderhyje atje ku nuk i takon. Mos u druani ti thoni jo kujtdo qe mundohet ta beje kete.
  8. Kenaquni me cdo gje te bebes tuaj. Kjo kohe nuk kthehet me. Do te ishte me mire per ju qe ne kete eksperience t’i shijonit sa me shume gjerat e bukura.

Lexoni edhe: Ditet e para pas lindjes, kujdesi i pergjithshem i bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X