Koha kalon shpejt dhe kush ka femije te vogel mund te thote se viti i pare i jetes kalon sa hap e mbyll syte. Ditelindja e pare eshte shume e sigurt qe nuk do te mbahet mend nga femija juaj, por eshte gjithashtu shume e sigurt qe ka shume menyra per ta pare se si eshte festuar ajo dite aq e rendesishme. Nje fotografi apo nje video nga momentet e festimit te ditelindjes do te jene kujtimet qe do t’ja risjellin ate dite nder vite. Qe te keni nje feste sa me te kendshme po ju japim disa keshilla mbi organizimin.
Ku mund ta organizoni festen?
Nese festa do te behej ne stinen e pranveres ose veres alternativat do te ishin shume, por jo te gjithe femijet lindin ne keto stine te mrekullueshme. Ju gjate pranveres dhe veres mund te zgjidhni nje vend te hapur ku femijet te luajne dhe te kenaqen, ndersa gjate vjeshtes dhe dimrit mund ta organizoni festen e ditelindjes ne nje ambient te mbyllur. Alternativa gjithashtu do te ishte nje ambient ne natyre i pershtatshem per te ftohtin, qe dmth te jete i veshur me xham apo plastmas.
Menuja e festes
Pasi keni gjetur vendin se ku do te zhvillohhet festa, duhet te filloni te mendoni per menune. Nese jeni nje amvise e mire ju mund ti pergatisni te gjitha personalisht me ose pa ndihmen e dikujt tjeter (gjyshes, nje shoqeje etj).
Nje menu e thjeshte per festen e ditelindjes do te ishte:
– Mini pica ose shkopinj me shije pice
– Krepa
– Pop corn
– Mini sanduice
– Keke te vegjel
– Fruta te fresketa te prera ne copa (mund ti vendosni ne tasa te vegjel plastike)
– Biskota
– Kruasane te mbushur me nutella
– Embelsira ne forme kafshesh
Argetimi
Pasi keni pergatitur gjithcka ju duhet te mendoni edhe per argetimin e te ftuarve. Ne kete dite festive edhe ju duhet te keni pjesen tuaj te argetimit, prandaj ju keshillojme te merrni nje ndihmes qe t’ju servire te ftuarve cfare ju nevojitet, te pastroje tavolinat etj. Ju duhet ta organizoni pjesen e argetimit ne menyre te tille qe te gjithe ta shijojne. Persa i perket kesaj ju nuk duhet te harroni se femija juaj eshte 12 muajsh dhe lojrat e organizuara duhet te jene te pershtatshme edhe per te.
Cfare duhet te keni parasysh per organizimin e pjeses argetuese:
– Organizoni lojrat e pershtatshme per tu bere ne natyre
– Organizoni lojra te pershtatshme per femije 1-3 vjec
Lexoni dhe :Torta e ditelindjes te pare
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu