Te njohim ditet e ovulimit

0 0

Përse është e rëndësishme të njihet periudha e ovulimit?

Njohja e ditëve të ovulimit është diçka e rëndësishme për gruan, pasi ajo do të kuptojë nëse gjithçka në trupin e saj shkon mirë dhe ajo do të jetë në gjendje të dijë se kur janë shanset për të provuar për një shtatëzani, gjithashtu edhe për t’u mbrojtur nga një shtatëzani e padëshiruar në rast se gruaja ka një jetë seksuale aktive.

Cikli menstrual dhe shtatëzania

Vlen të theksojmë se vetëm gruaja që ka një cikël menstrual të rregullt mund të jetë në gjendje të llogarisë ditët e ovulimit. Megjithatë nuk mund të themi se kryerja e marrëdhënieve të pambrojtura gjatë ditëve fertile do të sjellë domosdoshmërisht një shtatëzani apo anasjelltas.

Si të llogarisim ditët e ovulimit (ditët fertile)?

Duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve zhvillohet folikuli, proçes i cili zgjat 14 ditë (faza folikulare), fazë e cila pasohet nga faza tjetër (luteinike) e cila zgjat gjithashtu 14 ditë. Ditët fertile të gruas janë midis ditës së 12 dhe 16 nga dita e parë e ciklit. Nëse përllogaritja juaj nuk ju bind duhet të kuptoni sinjalet që ju dërgon trupi juaj. Në fazën e ovulimit do të shfaqen sekrecione të bardha ose transparente, fryrje dhe tension në fund të barkut, rritje e dëshirës seksuale dhe dhimbje apo fryrje të gjoksit.

Lexoni edhe: Periudha fertile, pese menyra per te percaktuar ditet e ovulimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X