Te negociojme me ish-partnerin

0 0

Pas një divorci apo ndarje nga ish-partneri, mund të jetë e vështirë të krijohet një komunikim i mirë, qoftë edhe nëse në mes janë fëmijët dhe rritja e tyre. Për arsye të ndryshme mund t’i ndodhë çdokujt t’i japë fund një marrëdhënie, dhe nëse ju jeni në një fazë të vështirë të jetës suaj, pasi nuk po gjeni një rrugë të mirë për të komunikuar me të, po ju sjellim disa këshilla të cilat mund të përmirësojnë bisedat tuaja.

Pas ndarjes mund të ndodhë që të përfshiheni në një vorbull ndjenjash inati dhe mërzie, të cilat ju drejtojnë gjithmonë edhe më shumë drejt mospërfshirjes së ish-partnerit tuaj në aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijët tuaj. Ju duhet të përpiqeni të mos e bëni këtë pasi sipas studimeve, fëmijët e rritur nga prindër të divorcuar të cilët kanë pasur një marrëdhenie të bazuar në një komunikim të mirë, do të jenë më të lumtur, përveç rasteve kur ish-parteri juaj është një person i dhunshëm të cilit ju duhet t’i qëndroni larg, në çdo rast tjetër do të ishte mirë të vepronit sipas këshillave të mëposhtme.

1- Kuptoni se ajo që jeni duke bërë është diçka që ja vlen

Duhet të përpiqeni të shmangni sa më shumë seancat gjyqësore të cilat prekin tema shumë delikate si për shembull, kujdestaria e fëmijës. Ju do të kuptoni se nëse do të përpiqeni të bëni atë që fëmija do, do të jetë shumë e thjeshtë të bini dakord pa praninë e gjykatësve dhe avokatëve, duke evituar kështu përjetimin e një skene jo të mirë tek fëmija. Kjo nuk do të thotë se tjetri nuk po merr në konsideratë ndjenjat tuaja, por në këtë moment ndjenjat e fëmijës janë më të rëndësishmet. Nëse ai do të shkojë të jetojë me nënën apo  babain, respektojeni dhe kaq! E gjithë kjo nuk tregon së ai nuk ju do apo se e keni humbur përgjithmonë.

2- Konsultohuni me të në lidhje me kujdesin e fëmijëve

Para se të filloni të shkoni në punë mund të konsultoheni me ish-partnerin tuaj ne lidhje me kujdesin e fëmijëve. Kjo nuk do të nënkuptojë rikthimin e tij në jetën tuaj, do të nënkuptojë gjetjen e një rruge shumë të mirë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, dhe për këtë mund të vendosni të dy edhe pse nuk jetoni më bashkë.

3- Kontrolloni inatin

Përpiquni të mos flisni me inat apo të humbni durimin ndërsa flisni me ishin tuaj. Të qarat apo inati do t’ju bëjnë të dukeni më të dobët dhe kjo do të bëj që ai apo ajo të mos ju dëgjojë më. Nëse në një moment do të ndodhi që do të keni nevojë të qani, ndaloni së foluri, merrni frymë thellë duke numëruar deri në 10 dhe nëse është e nevojshme dilni nga dhoma, duke mos i lejuar këto ndjenja të fshehin anën tuaj më të mirë. Nëse ish-partneri juaj do të humbi durimin dhe do të shikoni se nuk po gjeni dot gjuhën e përbashkët, mund të largoheni për të biseduar në një moment tjetër.

4- Bëhuni një dëgjues i mirë

Është shumë e rëndësishme të dëgjoni atë çfarë tjetri ka për të thënë, pavarësisht nëse ajo që ai është duke thënë nuk ka sens (përvec rasteve kur ai fillon të abuzojë me ju). Përpiquni të analizoni shumë seriozisht atë që ai është duke ju thënë në mënyrë që të mund t’i ktheni një përgjigje të zgjuar.

5- Qartësoni idetë tuaja

Është mirë që para se të filloni të flisni të keni një ide të qartë të asaj që do të thoni, duke u përpjekur që biseda të mos përfundojë në drejtime të tjera të cilat nuk kanë lidhje me problemin real që mund të keni për të diskutuar. Përpiquni, që ndërsa flisni të jeni sa më të qartë dhe bindës.

6- Bëni kompromis

Tregohuni të gatshëm për të bërë kompromis edhe pse keni përballë ishin tuaj. Fatkeqësisht nuk mund t’i kemi gjithmonë gjërat në favorin tonë, dhe duke u përpjekur të dy mund t’i bëni gjërat të funksionojnë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X