Te mesojme se bashku me bebet dhe femijet e vegjel

0 0

Mbikqyrja e bebes është një punë e mundimshme, kërkon shumë kujdes gjatë ushqimit, gjatë ndërrimit të pelenave dhe shumë net pa gjumë. Shpesh mund të keni dëgjuar t’u thuhet se: “Bebet nuk bëjnë asgjë” ose “Në fillim bebet nuk janë shumë interesantë”, por, nëse i shikoni dhe dëgjoni bebet, shumë shpejt do ta kuptoni se bebet mësojnë që nga dita e pare e jetës, kjo pasi truri i tyre punon qysh para se ato të lindin. Por, bebet po ashtu janë edhe të ndjeshme. Që nga dita kur lindin, ato kanë nevojë për shumë kujdes në mënyrë që të mund të mbijetojnë. Ato nuk mund të qëndrojnë në këmbë, por ajo që u mungon në aspekt të energjisë, e kompensojnë me inteligjencë.
Për shembull:
• Bebet janë shumë të interesuara për fytyrën dhe zërin e njeriut. Disa bebe mund ta njohin shumë qartë zërin e nënës. Bebet kanë shumë dëshirë të jenë pjesë e mjedisit social, madje edhe para se të fillojnë të shqiptojnë fjalë “të rregullta”;
• Shumica e bebeve të vogla janë të afta ta imitojnë shprehjen e fytyrës suaj. Ndonjëherë ato do ta përsërisin atë shprehje një ditë më vonë, sepse e kanë mbajtur mend.
Përsëritja është nëna e diturisë
Bebet mësojnë duke përsëritur. Ato krijojnë lidhje në trurin e tyre me përpjekjen e tyre energjike që të riprodhojnë një tingull të caktuar. Bota është vërtet diçka e panjohur për bebet. Në vitin e parë të jetës së tyre ato e zbulojnë se lodra e hedhur nga karrigia e fëmijës e krijon tingullin e njëjtë, që karamelja bie dhe nuk krijon tingull të fortë kur prek në dysheme, pra që sende të ndryshme prodhojnë tinguj të ndryshëm. Atyre u pëlqen të dëgjojnë një këngë të njëjtë nga ju, të luajnë lojën kukafshehtas me vëllain/ motrën e tyre të madh etj, duke theksuar që përsëritja e veprimeve të caktuara apo tingujve do të jetë shumë e dobishme në të mësuarin e fëmijës, kjo pasi përsëritja e veprimit të njëjtë u ndihmon atyre të mbajnë mend duke bërë që e panjohura të bëhet e njohur. Bebet mësohen t’i përdorin duart dhe gojën si një metodë të njohjes me botën e jashtme. Gjërat interesante i vënë në gojë, sepse ato skaje të nervave janë më të ndjeshme në trupin e tyre. Mos u përpiqni ta ndaloni në atë. Kujdesuni vetëm që ajo që marrin dhe e fusin në gojë të jetë e sigurt, pra të mos përbëjë rrezik për shëndetin e fëmijës. Disa aktivitete, siç është lëshimi nga dora ose hedhja e qëllimshme, mund të shndërrohen në lojë argëtuese që fëmija i vogël mund të bëjë me mësuesin, dhe ai jeni ju ose fëmija më i rritur.
Bebet mësojnë ndërsa ju kujdeseni për ato
Ndërsa ju kujdeseni vazhdimisht për beben tuaj, ai ka dëshirë të mësojë gjëra të reja, kjo edhe ndërsa i ushqeni ose i vishni. Kuptohet që fëmija juaj duhet të jetë pozicionuar në mënyrë të sigurt ndërsa e ushqeni, e vishni, i jepni gji etj, në mënyrë që ai të ketë mundësi të kryejë atë aktivitret duke u përpjekur njëkohësisht edhe të “eksplorojë” pa pasur asnjë rrezik përreth, dhe në të njëjtën kohë fëmija ju shikon si e ushqeni, e ndien se e ruani mirë dhe se jeni “vendi” i tyre i sigurt.
Bebet pak më të rritura dëshirojnë t’i përdorin shkathtësitë e tyre fizike që të mbajnë në dorë gotë ose të luajnë me lugë. Ato shumë shpejt do të marrin pjesë në veshjen e tyre, duke bërë që ndonjëherë vendosja e kapelës të jetë po aq e lehtë sa edhe heqja e saj. Ato dëgjojnë cdo fjalën tuaj, cdo këngë që mund t’i këndoni gjatë ushqyerjes apo ndërrimit, dhe për këtë arsye duhet ta stimuloni sa më shumë.
Bebet e vogla, kryesisht duke filluar nga muaji 3-4 i jetës, mund të shoqërojnë veprimet apo tingujt tuaj. Ju mund ta vëreni këtë nëse i bëni një veprim të caktuar apo një tingull, dhe më pas bëni një pauzë. Fëmija do t’jua kthejë me tinguj dhe gjeste, dhe më pas do të bëjë njëpauzë.
Si ta ndihmoni beben tuaj?
• Kur jeni afër bebes tuaj përpiquni të keni vëmendjen e tij rreth asaj që do t’i tregoni;
• Përdorni fjalë të thjeshta ose fjali të qarta e të shkurta;
• E përsërisni disa herë atë që keni shqiptuar;
• Përdorni tone të ndryshme të zërit tuaj si edhe i shoqëroni fjalët me gjeste të thjeshta.

Lexoni dhe: 5 mënyra për të pasuruar fjalorin e fëmijës që sapo ka nisur të flasë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X