Fëmija juaj erdhi në jetë dhe ju tashmë jeni sërish në shtëpinë tuaj! Gjithçka është gati, bebelina të blera në sasi të mëdha, veshje deri në moshën 3-vjeçare, krevati i sistemuar për mrekulli dhe me rradhë. Por në një moment diçka nuk mund të shkojë siç ju e keni planifikuar, sidomos gjatë orëve dhe ditëve të para pas lindjes.
Çfarë ju këshillojmë? Ja disa sygjerime.
Çfarë ritmi duhet të ndjekë nëna?
Asnjë ritëm nuk është më i mirë se ai që do t’i përshtatet atij të fëmijës. Ai fle? Këtë duhet të bëni edhe ju! Nëse nuk e bëni këtë nuk do të jeni në gjendje të përballoni netët e gjata pa gjumë që mund të keni para. Ushqeni me gji pa ndjekur orare fikse, fëmija do të mësojë vetë të vendosë rregull. Keni vendosur të mos ushqeni sipas nevojave të fëmijës? Në këtë rast ju këshillojmë të jeni disi “elastike”. Në çfarë kuptimi? Nuk ka ndonjë problem nëse e ushqyet 15 minuta para apo 5 minuta pas orarit të caktuar.
Mos e teproni
Nuk është e nevojshme të viheni në ndjekje të molekulave të pluhurit që mund të hyjë në shtëpi, duhet të dini se fëmija ka nevojë të hyjë në kontakt edhe me mikrobe. Përse shërben kjo? Për të bërë të mundur ndërtitmin e mbrojtësve natyrale të fëmijës. Fjalët që duhet t’ju shoqërojnë gjatë javëvë të para janë: prakticitet dhe thjeshtësi. Ju duhet të përpiqeni të kujdeseni për femijën pa u munduar të jeni nënë dhe grua perfekte në gjithçka. Nëse një moment shtëpia është rrëmujë mos u ndieni keq. E kujt nëne nuk i ka ndodhur kjo?
Mos qëndroni vetëm
Përse duhet të përballoni vetë ndjesinë e keqe që mund të shkaktohet pas lindjes si pasojë e të ashtuquajturit depresion post-partum? Kërkoni ndihmë sa herë të keni nevojë, mbani mend se kjo është shumë e rëndësishme. Qëndroni sa më shumë të jetë e mundur pranë bashkëshortit tuaj.
Ndiqni instikin tuaj!
Ai nuk gabon kurrë, ai të mëson të kuptosh edhe ato gjëra që duken se nuk do të kuptohen kurrë nga dikush tjetër. Nuk është e nevojshme të merrni në konsideratë të gjitha këshillat që ju jepen, dëgjoni veten tuaj dhe mjekun, dhe nëse gaboni në një moment, mbani mend se asnjë nënë nuk është perfekte.
Jo vetëm fëmija juaj!
Shumë e vërtetë! Në jetën tuaj nuk mund të ketë vend vetëm për fëmijën tuaj. I kushtoni shumë rëndësi edhe marrëdhënies tuaj në çift. Mos e lini pas dore jetën tuaj seksuale edhe pse tashmë jeni bërë nënë!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu