“Të kam bekim prej Zotit”, Andrra na emocionoi të gjithëve me dedikimin për 5-vjetorin e Ansit

0 0

Pesë vite më parë, çifti shumë i përfolur asokohe i showbizit, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, provuan magjinë më të madhe të jetës, atë të fëmijës së parë. Ansi, djali i tyre erdhi në jetë 25 majin e pesë viteve të shkuara.

Sot është ditëlindja e tij dhe Andrra i ka bërë një dedikim shumë emocionues pas mesnate në llogarinë e saj në Instagram.

Fjalët i ka shoqëruar me foto të ndryshme të vogëlushit që nga momenti i lindjes, deri në ditëlindjen e kaluar.

“5 vite më parë, jeta më përkëdheli ëmbël, me emocionin që ende sot më mbush shpirtin plot! Të pashë sytë, e kuptova se në vijim do jetoja mbi ëndërr. Me mendjen tek ty, zgjohem e fle, sepse të kam bekim prej Zotit, që zgjodhi t’më ledhatonte me dhuratën e jetës. Të shoh teksa rritesh, aq i vogël ende por mjaftueshëm për të qenë streha ime e ngrohtë, e paqtë dhe besnike, e për mua s’ka rrahje zemre më të fortë. Ëmbëlsia jote, dashuria e pakursimtë që jep, përkujdesi për vëllain, janë buqeta më e bukur e ditëve të mia! Jeta është e gjatë, do të rrëzohesh e ringrihesh, por dije se në çdo hap s’do të jesh kurrë i vetëm, do të jemi gjithnjë katër. Kurrë mos e ndal vrapin e jetës, për asgjë e askënd! Paç bekimet e botës biri im, dashuria ime e pakushtëzuar, rrezja e diellit që më ngroh shpirtin… Gëzuar ditëlindjen, parajsa ime mbi tokë! ANSi”, – ka shkruar plot emocion Andrra.

Më herët, ajo solli në jetë një tjetër djalë, për të cilin zgjodhën emrin Ayan.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X