Te jesh prind nuk do te thote t’i plotesosh femijes vetem nevojat qe ka, por edhe te jesh prezent ne…

0 0

Me rritjen e fëmijës prindërit mendojnë se angazhimet do të jenë më të vogla, por nuk ndodh kështu. Edhe pse nuk do të ketë bebelina për të ndërruar në çdo kohë, apo zgjime të shpeshta natën, do t’ju duhet të ndiqni ecurinë e fëmijës tuaj në kopësht apo shkollë si edhe të jeni prezent në aktivitetet që ai merr pjesë. Mendoni se nuk ka rëndësi të ndiqni një lojë ku tregohet si hahen perimet apo si fëmijët vrapojnë pas njëri-tjetrit.

Por çfarë thonë akademikët në lidhje me këtë?

Sipas  doktor Ton Tony, drejtor i programeve të këshillimit dhe terapisë familjare në Universitetin “La salle”, mbështetja e prindërve është shumë e rëndësishme për fëmijën në audiencën që ata janë duke performuar. Ata janë duke u përpjekur të bëjnë më të mirën dhe kjo do të jetë si një shperblim dhe njohje e punës që po bëjnë. Sipas Tony, nëse prindi nuk është i pranishëm fëmija e ndien thellë, dhe karrigja që i përket nënës apo babait do të duket bosh në sytë e tyre edhe pse në to mund të jetë ulur një tjetër familjar shumë i dashur. Ata gjithnjë do të shprehen “nëna dhe babai nuk erdhën kurrë”! Mbështetja që prindi i jep fëmijës do të pasqyrohet tek ai përgjatë gjithë jetës.

Si mund të mendojë fëmija

Në këto raste edhe pse prindi në të vërtetë nuk mendon ashtu për fëmijën, ai do të kujtojë se është i padëshirueshëm për nënën dhe babain dhe kjo do të bëhet edhe më e theksuar nëse në një aktivitet do të jetë i pranishëm vetëm njëri prej prindërve. Sipas Tony të dy prindërit janë të rëndësishëm dhe të dy duhet të jenë prezent në të gjitha aktivitetet e fëmijës. Ai do ta mbajë mend gjithë jetën se ju ishit atje!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X