Te jesh nje nene do te thote qe keto momente nuk do t’i harrosh asnjehere!

0 0

Nga banjoja e parë tek buzëqeshja e parë, të jesh nënë nënkupton të kesh shumë çaste të paharrueshme, çaste të tilla si:

Banjoja e parë: ky moment është shumë emocionues për prindërit dhe për beben e porsalindur. Në këtë çast babai duhet të bëjë sa më shumë fotografi ose video.

Buzëqeshja e parë: edhe pse mund të keni kaluar një natë të lodhshme dhe pa gjumë buzëqeshja e fëmijës tuaj do t’ju bëjë të ndieni lumturi të madhe dhe sigurisht momente të paharrueshme.

Shikimi adhurues: asnjë nuk ju shikon ashtu si fëmija juaj, asnjë person nuk e ka shikimin e tij! I porsalinduri arrin ta shohë fytyrën e prindërve nga  një distancë 20-25 cm, dhe kryesisht të nënës gjatë ushqyerjes me gji, kjo pasi fytyra e saj në këtë moment është shumë pranë tij.

Veshja e preferuar: edhe pse mund të keni blerë pafund rroba për fëmijën, momenti kur do të veshë të preferuarën do të jetë shumë emocionues për nënën.

Fotografia e parë me familjen: tani familja është bërë më e madhe dhe duhet të keni një kujtim të bukur. Fotografia e parë do të jetë ajo që do t’ju sjellë gjithmonë ndër mend sa dashuri ka pasur në atë moment në familjen tuaj.

Prekja e dorës: i porsalinduri ska pak orë që ka ardhur mes jush dhe në një moment ju shtrëngon gishtin e dorës. Emocion i papërshkruar për ju dhe sigurisht që i paharrueshëm!

Momentet e gjumit: sa herë e keni vëzhguar me vëmendje dhe dashuri ndërsa fle? E si mund t’i harroni këto momente të mrekullueshme?

Shëtitja e parë me vëllain/motrën më të madhe: ky është një moment delikat për fëmijën tuaj të parë, por edhe për ju që keni muaj që mendoni si do të jetë reagimi i tij në disa momente të veçanta. Momenti kur ai do të shtyjë për herë të parë karrocën e vëllait/motrës së vogël do të jetë i paharrueshëm për ju.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X