Te jesh nje grua sot, ja per cfare duhet te luftosh!

0 0

Përse të jesh grua ndonjëherë është tepër e vështirë? Përse koha evoluon dhe për disa prej nesh duket se asgjë nuk ndryshon? Se ai mentaliteti patriarkal mbyll brenda mureve të shtëpisë dhe shpirtit ndjenjat dhe emocionet e një pjese të mirë të grave apo vajzave? Ndonjëherë mendoj se kjo për shkak të mbështetjes së dobët ose të munguar që ajo ka marrë që në fëmijëri në lidhje me zhvillimin e personalitetit të saj si femër, të karakterit që asaj i duhej të formonte, ku ndërsa bazat duhet të ishin respekti ndaj vetes, shkollimi, marrja e një profesioni, ndodhi krejt e kundërta. Asaj ju mësua si të ishte një grua për burrin e saj dhe një nënë për fëmijët! Shoqëria dhe familja nuk duhet të përpiqen ta ulin figurën e femrës nën atë të mashkullit.

Dhe sot një grua duhet të luftojë…

  • Për të bërë që figura e saj si nënë të mos konsiderohet si e pazëvendësueshme

Pas lindjes edhe nëna ka të drejtë të qetësohet, edhe babai duhet të përfshihet në jetën e fëmijës, në përkujdesjen që ai kërkon gjatë ditës. Sa nëna që kanë filluar punën menjëherë pas lindjes për arsye të ndryshme janë paragjykuar dhe konsideruar në rastet më ekstreme edhe si të papërgjegjshme? Mendoni ndryshe! Para se të përpiqeni të ndryshoni botën duhet të ndryshoni disa nga mendimet tuaja ose ndryshe nuk do të mund të dilni asnjëherë nga tutela e skllavërisë që mentaliteti i vendos figurës së femrës.

  • Për të larguar idenë se gruaja mundet të bëj çdo gjë më mirë se burri

Nuk është e vërtetë se diçka mund ta bëjë mirë vetëm një grua. Edhe një burrë mund të drejtojë një post me rëndësi, të ndërrojë një bebelinë, të kontrollojë frigoriferin mos është bosh etj.

  • Për të bërë që fëmijët meshkuj të rriten njësoj si edhe vajzat

Kjo nuk do të thotë t’i japim fshesën në dorë që në vitin e parë të jetës, por t’i mësojmë të jenë të pavarur që në moshë të vogël. Që do të thotë se nëse një vajzë 3 vjeçare mund të bëjë dicka pa ndihmën tuaj këtë mund ta bëjë edhe një djalë.

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X