Është bukur të lindesh femër!
Sepse nje dite ti do të provosh te njejten gje qe po përjetoj unë sot. Është nje nga emocionet qe vetem nje femer mund te provoje, rrotullimin tënd brenda trupit të saj. Është nje nga mrekullitë më të medha qe zoti ka krijuar, rritja e nje jete brenda nje jete tjeter. Nuk është e lehte por i harron te gjitha, cdo lodhje, stermundim, pagjumësi, vetem me idene se ti rritesh dhe merr fryme brenda meje. Ti je dashuri krejt ndryshe nga çdo gjë që kam dashur deri më sot, e vetmja dashuri që duhesh pa u parë, pa u njohur, pa u prekur, ti duhesh nga momenti që fillon e mendon krijimin tënd dhe vazhdon…
Nuk është e lehte të jesh femër por është bukur! Ti mbase një ditë kur të jesh e merzitur mbase neper dhembe apo me ze do shfrysh pse linde ose pse nuk linde djale por do vije serish ajo ditë qe do e kuptosh rendesine e të qenurit femër, do e kuptosh kur të jesh si unë.
Do te të doja njesoj edhe po te ishe djale sepse e desha krijimin tënd pa gjini qe ne embrion…
…dhe tani të pres të të tregoj sesa të duam!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu