Të gjithë flasin për ndotjen e ajrit në qytet por askush nuk flet për ndotjen e ajrit brenda zyrave apo shkollave

0 0

Mund të mos jetë vetëm orari i gjatë që ju bën të ndjeheni të hutuar në fund të një dite me punë në zyrë, por mund të jetë edhe zyra vetë.

Në mënyrë të veçantë, ajri që nuk qarkullon në një zyrë mund të “errësojë” trurin tuaj me nivele të larta të dioksidit të karbonit (CO2).

Ne e dimë se njerëzit mund të mbijetojnë vetëm në një mjedis ku ka më shumë oksigjen (të cilin e thithim) sesa CO2 (një nënprodukt i frymëmarrjes sonë, që ne e nxjerrim) në atmosferë.

Por kërkimet e fundit kanë sugjeruar se nivele shumë më të ulëta të CO2, mund të jenë ende në gjendje të mos e lejojnë trurin të mbushet me oksigjen, sipas New York Times.

Kjo privim mund të na bëjë të dremitemi – dhe zyrat ku ne pritet të japim më të mirën tonë, mund  të jenë mjediset më të këqija për fuqinë e trurit.

Ndërsa efektet shkatërrimtare të ndotjes së krijuar nga njeriu dhe ndryshimet klimatike bëhen gjithnjë e më të dukshme, pjesa më e madhe e bisedës globale është përqëndruar në ndotjen e ajrit në ambientin e jashtëm.

Por nuk mund ta harrojmë edhe ndotjen e ajrit brenda ambienteve ku qëndrojmë 8 orë ose më shumë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) në SHBA ka zbuluar se ajri i brendshëm shpesh ka dy deri pesë herë përqëndrime më të larta të ndotësve të njëjtë që gjenden jashtë në natyrë.

Ne e dimë se ndotja ngre rreziqe për problemet e zemrës dhe të mushkërive dhe madje edhe vdekjen e hershme.

Këto rreziqe mbeten nëse qëndroni jashtë shtëpisë.

Në vitet e fundit, ka dëshmi të forta se këta ndotës ndikojnë jo vetëm në zhvillimin mendor, por edhe në aftësitë mendore.

Së paku tetë studime kanë dokumentuar se çfarë mund të ndodhë me mendjet e njerëzve në shkolla dhe zyra me ventilim të dobët.

Shkencëtarët nuk kanë marrë substancat e tjera që mund të jenë edhe më të dëmshme, por kanë studiuar vetëm dioksidin e karbonit, ndaj të cilit kanë ekspozuar punonjësit e zyrave, nxënësit e shkollave etj.

Hulumtimi më i gjatë ka treguar se studentët vazhdimisht dalin me rezultate më të dobëta në shkollat ku niveli i CO2 është më i lartë.

Shkollat në përgjithësi kanë tendencë të kenë ventilim relativisht të dobët dhe nivele të larta të CO2, me gjasë për shkak se buxhetet e shkollave janë të pakta.

Sipas studiuesve kishte dallime dramatike të studentëve kur ata kalonin në një ambient me ajër cilësor.

Ata u bëjnë thirrje drejtuesve të shkollave si dhe pronarëve që drejtojnë kompanitë që të pajisin ambientet e punonjësve të tyre me pajisje ventiluese pasi do të kenë më shumë produktivitet.

Lexo edhe: Si ndikon ndotja e ajrit ne shtatzeni?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X