Te gjitha grate jane ne gjendje te lindin ne menyre natyrale!

0 0

Kohët e fundit vihet re një rritje e theksuar e kujdesit mjekësor në shtatzani, dhe duhet të dini se kjo është shumë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll shëndetin e nënës dhe fëmijës. Megjithatë, jo gjithçka i referohet vetëm shtatzanisë, e rëndësishme është edhe lindja. Gruaja duhet të ketë një mjek të besuar i cili do të mund ta udhëzojë atë në lidhje me atë çfarë duhet të bëjë dhe atë që do të jetë më e mira në lidhje ecurinë e shtatzanisë së saj.

Të gjitha gratë janë në gjendje të lindin vetë

Pse mendoni se nuk jeni në gjendje të sillni në jetë një fëmijë në mënyrë natyrale? Nëse ju gëzoni shëndet të mirë, fëmija po ashtu, keni një legen në përmasa normale dhe nuk keni asnjë rrezik për komplikacion duhet të pranoni të lindni në mënyrë natyrale. Nuk ka asgjë për të cilën duhet të keni frikë. Mamia do t’ju udhëzojë, do t’ju tregojë si të veproni kur keni kontraksionet e kështu me rradhë.

Të gjitha gratë janë në gjendje të lindin në mënyrë natyrale, dhe e dini përse? Sepse fiziku i një gruaje është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë në gjendje të mbajë një shtatzani si edhe të bëjë një lindje natyrale.

Disa përjashtime…

Në disa raste operacioni është i domosdoshëm dhe ju duhet të mos insistoni. Kjo gjë zakonisht ndodh kur ju ose fëmija ka një rrezik (patologji gjenetike të nënës ose fëmijës, keqformime fizike, kushte të veçanta të nënës dhe fëmijës etj). Por nëse tek ju nuk ekziston asgjë e tillë atëherë nuk keni arsye pse të mendoni se nuk do të mund të bëni lindje natyrale.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X