Te edukojme femijet ne kohen e internetit

0 0

Duket se me kalimin e kohës fëmijëria po zhduket, dhe fëmijët po orientohen gjithmonë edhe më shumë drejt një sjellje prej më të rrituri. Në kohët e sotme nuk është çudi të dëgjosh një vajzë 9-10 vjeçare të thotë se nuk dëshiron të hajë shumë pasi ka frikë se mos shëndoshet, apo një djalë 11-vjeçar të tregojë se ka një “shoqe” zemre.
Kjo sjellje e fëmijës duket se ka prekur edhe psikiatër të shumtë, një prej të cilëve Alberto Pellai ka hedhur në treg një libër, në të cilin flitet për edukimin seksual që fëmija merr në internet. Ndërsa anglezët flasin për sindromën e “fëmijëve me ritme të përshpejtuara”, një fenomen që prek si djemtë ashtu edhe vazjat në periudhën pre-adoleshente. Kjo në thelb nënkupton që fëmijët tanë duket se po sillen gjithmonë edhe si më të rritur pa e pasur ende anën emotive dhe psikologjike të maturuar aq sa duhet. Mund të themi pa frikë se sot shohim pothuajse kudo fëmijë të transformuar në “të rritur në miniaturë”, të cilët vishen, lëvizin, flasin dhe përdorin pothuajse të njëjtat mënyra të sjelluri si ato së të rriturve.
Por cilët janë faktorët që duket se e thellojnë edhe më shumë këtë dukuri? Mund të “akuzojmë” me shumë të drejtë modelet e marra nga programet e televizorit, filmave, muzikës, të cilat transmetojnë mesazhin se ky përshpejtim është shumë normal.
Sigurisht që prindërit mund të kontrollojnë klikimet që fëmija bën në internet për të parë një program, për të ndjekur një person apo faqe te caktuar në rrjetet sociale. Ata duhet të mundohen ta mbajë fëmijën e tyre larg navigimit të pakontrolluar në internet, i cili jo vetëm mund të bëhet shkaktar i marrjes së zakoneve të këqija nga fëmija, por të jetë edhe faktor rreziku për të.
Fëmijët e arrijnë pubertetin më shpejt
Fëmijët e kohëve të tanishme hyjnë në periudhën e pubertetit më parë se në kohët e shkuara, por kjo nuk do të thotë se kanë arritur maturinë e duhur emotive dhe psikologjike. Kjo ka ardhur si pasojë e ndikimit të kontekstit socio-ekonomik të shoqërisë tonë, por edhe si pasojë e ndikimit të disa faktorëve biologjik. Për shembull, tani mosha mesatare e shfaqjes së menstruacioneve të para është ajo 12-13 vjeçare, kur më parë ndodhte rreth moshës 16-17 vjeçare. Këto faktorë biologjikë që ndikojnë në pubertetin e fëmijës ndikohen nga përmirësimi i kushteve higjeno-sanitare të shoqërisë.
Ja cilat janë këshillat e doktor Pellai në lidhje me edukimin e fëmijës në kohën e internetit:
1- Flisni për gjithçka me fëmijën

Fëmijët në kohët e sotme mund të dëgjojnë të flitet më shpesh në lidhje me jetën seksuale, dhe për pasojë kjo do të ketë ndikim edhe në trurin e tij. Kjo gjë do të ketë efekt në stimulimin para kohe të organeve seksuale si pasojë e hormoneve të prodhuara nga përshpejtimi i cili, sic e thamë edhe më lart ka ndikim edhe në trurin e fëmijës. Për këtë arsye prindërit duhet të flasin me fëmijën në lidhje me marrëdhëniet seksuale para se ai të fillojë të dëgjojë për to nga një burim tjetër, që ndoshta do ta orientojë atë për ta përjetuar këtë eksperiencë në mënyrë të gabuar.
2- Tek fëmija duhet të nxitet mendimi kritik
Prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën të zhvillojë mendimin kritik rreth një situate të caktuar apo një personi, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të bëjë një vlerësim të saj përtej pamjes së jashtme. Fëmija duhet të kuptojë se kryerja e veprimeve të njëjta me ato të shokëve apo shoqeve të shkollës nuk është një rregull i drejtë për t’u zbatuar. Ai ka nevojë të kuptojë se çdo njeri duhet të vendosë për veten e tij në mënyrë të pavarur pa u ndikuar nga sjelljet e dikujt tjetër. Kjo vlen të respektohet duke filluar nga gjërat më të thjeshta siç janë pamja e jashtme dhe muzika.
3- Përgjigjuni pyetjeve në mënyrë të qartë
Çdo adoleshent mund të ketë pyetje që kanë nevojë për përgjigje të qarta, dhe ju duhet të mundoheni ta bëni këtë pasi në të kundërt ai do t’i kërkojë këto përgjigjee diku tjetër. Sipas doktor Pellai për adoleshentin çdo eksperiencë e re është dicka tërheqëse dhe këtu duhet të përfshijmë edhe seksin. Nëse më parë komunikimi me fëmijën në lidhje me këtë sferë për prindërit paraqitej si një tabu, tani është një domosdoshmëri. Roli i prindit është të ndihmojë fëmijën të mos bjerë “pre” e këtyre përshpejtimeve që kanë ndodhur në zhvillimin e tyre, duke i ofruar atij një vizion më të maturuar për të marrë si shembull.
Nëse dialogu për çdo pjesë të jetës është tashmë dicka e konsoluduar në familjen tuaj, fëmija adoleshent nuk do të kërkojë të gjejë përgjigje në internet për diçka që po ndodh në jetën e tij. Nëse fëmija për shembull nuk merr orinentimin e duhur në familje rreth jetës seksuale, do të kërkojë ta marrë online, dhe të gjithë e dimë që atje mundësitë më të mëdha janë të marrë shembullin e gabuar.
4- Rreziqet nuk janë vetëm jashtë shtëpisë
Për fëmijën adoleshent, faktorët e rrezikut nuk janë vetëm jashtë derës së shtëpisë, por edhe pas një ekrani të lidhur me internetin. Shpesh prindërit fokusohen tek mos qëndrimi i fëmijës së tyre jashtë shtëpisë deri në orët e vona të natës, pa e kuptuar ndoshta që rreziku qëndron edhe pas ekranit të kompjutërit apo televizorit të lidhur me internet, të cilat e ndajnë botën e fëmijës nga një realitet tjetër vetëm me një klikim. Shpesh mungesa e kontrollit, apo kontrolli jo mjaftueshëm mund ta futë fëmijën në një botë jo të përshtatshme për të si për shembull futja në portalet pornografike online.
5- Marrëdhëniet seksuale nuk duhet të konsiderohen pornografi
Mund të ndodhë që fëmija me apo pa dashje të gjendet brenda një portal pornografik, dhe për pasojë të ndihet keq para skenave të dhunshme që mund të shikojë, pasi ai, sipas doktor Pellini nuk është ende gati në aspektin emotive të shikojë skena seksi “hard”. Sipas tij kjo minimalisht do të krijojë një ide të gabuar të jetës seksuale, nga e cila ai mund të marrë shembull. Nuk janë të pakta rastet kur fotoja që vajza i ka nisur “shokut” të saj, të gjendet në shumë aparate celularë të miqve të tyre pasi marrëdhënia e tyre ka mbaruar. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që fëmija të kuptpojë si funksionon marrëdhënia seksuale midis dy personave të rritur jashtë portaleve me përmbajtje të theksuar erotike.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X