“Të dua babi, por jo aq sa mamin”/ VIDEO

Nje baba ka filmuar te bijen kur i thote se e do, por jo aq sa mamin. Videoja eshte shume e embel.




0 0

“Kamerat e sigurisë ndihmojnë jo vetëm për mbrojtjen tuaj dhe të pronës,” shkroi komediani Justin Weissman në një postim të fundit në Facebook, “por herë pas here, nëse jeni me fat, ata kapin momentet më të çmuara”.

Kështu shkroi babai sipër një videoje të kapur pa dashje nga një kamer në shtëpi jashtë derës së përparme të familjes. Në video, ai dhe vajza e tij Alexis mund të shihen duke dalë nga shtëpia një mëngjes.

“Unë të dua, babi,” thotë vogëlushja.

“Edhe unë të dua,” u përgjigj i ati.

Momenti i çmuar shpejt shndërrohet në të qeshura kur vogëlushja  vijon me, “jo aq sa mamin”.

“Mirë … faleminderit për këtë,” përgjigjet ai ndërsa vazhdojnë të ecin jashtë kamerave

Me sa duket, Weissman është mësuar të jetë në vendin e dytë pas gruas së tij. Në një postim të mëparshëm, ai ndau një video që ai dhe Alexis realizuan për Ditën e Nënës. Në të, vajza e vogël rendit 13 arsye pse e do nënën e saj, duke përfshirë, “Ajo më lejon të jem unë” dhe “ajo harxhon shumë para për mua”.

Më pas ajo shkruan se nëna është shoqja e saj më e mirë, duke i kërkuar falje të atit.

Babai pa u bërë aspak xheloz, e shijon dhe promovon shumë këtë lidhje të vajzës me nënën e saj.

Lexo edhe: “Mami dhe babi dinë t’ju mbajnë që të mos bini”, çfarë mbajmë mend nga prindërimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X