Fëmijët në të gjithë botën kanë të drejta. Fëmijët kanë të drejtë të mbrohen nga çdo lloj forme e abuzimit. Askush nuk duhet të lëndojë fëmijët! Prindërit, mësuesit, shteti duhet të kujdesen për fëmijët dhe nuk duhet t’i lëndojnë, t’i trajtojnë keq apo të abuzojnë.
Përse fëmijët duhet të mbrohen nga abuzimi?
Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi është domosdoshmëri nga çdo shtet, shkollë, institucion, familje apo organizatë në mënyrë që të sigurohemi që fëmijët nuk dëmtohen apo lëndohen. Kjo do të thotë që shteti dhe çdo institicion duhet të krijojë mekanizma për të siguruar që fëmijët nuk dëmtohen apo abuzohen, dhe që të gjitha shqetësimet ndaj abuzimit të fëmijëve të raportohen dhe të trajtohen nga autoritetet. Fëmijët kanë të drejtë të rriten të shëndetshëm, të lirë nga të gjitha format e dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit.
Format e abuzimit të fëmijës
Abuzimi fizik
Abuzimi fizik është dëmi fizik që u shkaktohet fëmijëve nga një person tjetër, qoftë fëmijë apo i rritur. Disa nga format e abuzimit fizik janë: rrahja, goditja me këmbë si edhe goditja me objekte kapja prej fyti/për flokësh, djegia me cigare apo ujë të nxehtë, rrahja me rrip/shkop/sende të tjera të forta etj.
Abuzimi emocional
Abuzimi emocional është keqtrajtimi i vazhdueshëm i cili ndikon në zhvillimin emocional të fëmijëve. Çdo veprim ose ngjarje që konsiston në përçmimin, frikësimin apo presionin sistematik ndaj fëmijës dhe që dëmton në mënyre serioze zhvillimin është abuzim emocional. Abuzimi emocional ndodh direkt (ballë për ballë) ose indirekt nëpëmjet internetit.
Abuzimi seksual
Abuzim seksual është çdo formë e përdorimit të fëmijëve për qëllime ose kënaqësi seksuale. Disa nga format e abuzimit seksual të fëmijëve:
- prekja e fëmijëve ne pjesët intime të trupit;
- ekspozimi i pjesëve intime të trupit nga një i rritur ndaj një fëmijë;
- detyrimi i fëmijës të prekë pjesë intime të trupit të të rriturit;
- t’i tregosh fëmijës materiale pornografike, revista, figura, filma;
- të kryesh marrëdhënie seksuale me një fëmije;
- inkurajimi i fëmijes për t’u angazhuar në aktivitete seksuale;
- përfshirja e qëllimshme në aktivitet seksual përballë një fëmije apo mosmarrja e masave të duhura për të penguar ekspozimin e fëmijes ndaj aktivitetit seksual të të rriturve;
- shpërndarja, ekspozimi apo reklamimi i imazheve të turpshme të fëmijëve etj.
Këto janë format më të shpeshta të abuzimit të fëmijës, duke u informuar mund ta mbrosh atë më mirë.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu