Tavani i qelqte ne tregun e punes

0 0

Ka qenë viti 1986 ku u përmend për herë të parë termi “Tavani i qelqtë” në gazetën amerikane “Wall Street” për të përshkruar diferencimet që bëheshin në atë kohë kryesisht midis burrave dhe grave në tregun e punës për shkak të gjinisë, racës, etnisë etj. Ky tavan i vendosur jo ligjerisht, por nga shoqëria, në pamje të parë duket thuajse i padukshëm, por frenon përparimin në karrierë. Kjo ndarje vjen për shkak të paragjykimeve dhe etiketimeve dhe është një term ekonomik por edhe social i cili shoqëron edhe sot realitetin shqiptar.

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Kjo është një ndër shumë pyetje standarte që i bëhët  fëmijëve që kur janë fare të vegjël. Shpesh,  fëmijët mund të tregojnë interes për ato profesione duke u nisur nga dëshira e momentit e krijuar nga fantazia, apo çfarë shohin në media dhe dëgjojnë përreth. Faktikisht një fëmijë as nuk e kupton që më vonë të tjerët mund t’i vendosin kufizime kryesisht për shkak të gjinisë. Me ecurinë e viteve kjo pyetje merr një tjetër përgjigje, ku frenimi i parë vjen nga prindërit. Nëna dhe babai në pavetëdije mund të brumësojnë tek fëmija interesa të ndara në gjini. Këto janë hapat e  para të krijimit të tavanit të qelqit në zgjedhjen e profesionit.

Djemtë kryesisht stimulohen të luajnë lojra formuese që kërkojnë energjji dhe fantazi të organizuara jashtë shtëpisë, dhe paralelisht ju ngulitet në mendje të zgjedhin profesione që lidhen me paranë, pushtetin dhe prestigjin. Vajzat priren të organizojnë lojra më pasive duke mësuar kështu që dhe profesioni i tyre të lidhet më tepër me përkujdesjen (edukatore, mësuese, infermiere etj). Këto ndarje mund të ndryshojnë nga njëra shoqëri në tjetrën, por në vendin tonë ende janë të dukshme. Për ta konkretizuar këtë gjë mund të përmendim edhe faktin se auditoret e Universiteteve të  shkencave shoqërore, janë të mbushura me vajza, ku numri i djemve është dukshëm i ulët. Ndërsa në Universitetet me dëgët në shkencat natyrore do të gjejmë pothuajse vetëm djem. Pavarësisht se kjo tendencë është në zbehje sërisht ndihet diferenca.

Historikisht për shkak të ekzistencës së familjes patriarkale, kanë qenë vetëm burrat e punësuar, ose ata që edhe më vonë ishin në profesione drejtuese. Nga ana tjetër duhet theksuar se gratë kanë qenë gjithmonë më të diskriminuara dhe nuk ju është lejuar as të arsimohen, sepse primare për to ka qenë përkujdesi për familjen. Vitet që kanë pasuar kanë sjellë ndryshim pozitiv për emancipimin e grave, por kjo ende e frenuar në zonat rurale. Pabarazitë në respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave thellohen edhe nga niveli i dobët i përfaqësimit të tyre në procesin e vendimmarrjes. Po ashtu edhe nga fakti që shoqëria shqiptare, ende nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur eliminimit të stereotipeve gjinore në edukimin mbi pozicionin që të dy palët duhet të kenë si brenda familjes ashtu edhe në jetën shoqërore. Problemet për gratë nuk mbarojnë këtu, pasi edhe për ato që kanë zgjedhur të bëjnë karrierë duke e thyer tavanin e qelqit, janë përballur me paragjykime të vazhdueshme. Ato konsiderohen si nëna jo të mira apo gra kaotike meqenëse nuk qëndrojnë bashkë me fëmijët e tyre për 24 orë, dhe nuk kujdesen për burrin. Fajësimi që këto gra i bëjnë vetes shpesh mund të sjellë rezultate jo të larta në punën e tyre. Nënat e punësuara përjetojnë stres dhe konflikt me veten e tyre dhe me të tjerët.  Në këtë mënyrë disa zgjedhin  të heqin dorë nga kjo punë ose të mos ngrihen në detyrë. Për këtë arsye shumë vajza zgjedhin profesione që nuk kërkojnë orare të zgjatura, apo shumë përkushtim pas pune.

Për burrat kjo situatë nuk ndodh thuajse asnjëherë. Nëse baballarët mungojnë qoftë edhe me ditë në ambientin familjar, janë të justifikuar. Ata kanë më shumë kohë të lirë të cilën e përdorin për punë jashtë orarit zyrtar duke ja shtuar vetes shanset për t’u rritur në detyrë si dhe për tu paguar me shumë.  Nëse burrat do të ndanin më mirë kohën për kujdesin familjar edhe gruaja do të gjente hapësira për vetën e saj.

Fatmirësisht po bëhen përmirësime në jetën familjare edhe pse jo në rritmet e duhura. Tavani i qelqit është ende aty. Ndoshta në disa zona të vendit tonë ajo është edhe e hekurt. Burrat po e  ndiejnë më tepër përgjegjësinë në familje dhe e kanë shtuar ndihmën e tyre, por duhet të përfshihen më tepër.  Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar këtë dukuri është të rikthejmë edhe njëherë vëmendjen tek edukimi i fëmijëve. Këta të fundit duhet të marrin modele të ndryshme të njerëzve të sukseshëm qofshin gra apo burra. Prindërit nuk duhet t’i kufizojnë apo frenojnë dëshirat e fëmijëve, por të bëhen mbeshtetësit më të mëdhenj.  Ata duhet të jenë aty për t’i treguar djalit apo vajzës se mund të bëhen kushdo nëse dëshirojnë, munden dhe përkushtohen.

Nga sociologia Marsida Simo- Per nenat 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X