Tashme mund te lindesh edhe ne uje!

0 0

Lindja në ujë është një praktikë që zbatohet për të lehtësuar dhimbjet e lindjes, e cila mundësohet nga shumë spitale me shërbimetë avancuara, por që në shumë vende të botës gratë e praktikojnë edhe në shtëpi nëpërmjet pishinave prej gome.

Si funksionon lindja në ujë?

Kushti i parë duhet të jetë shtatëzania fiziologjike, pra pa probleme. Më pas, me fillimin e proçesit të lindjes gruaja shoqërohet drejt një pishine të posaçme me ujë të ngrohtë, kryesisht pasi gruaja është hapur 5 cm, por mund të futet edhe më parë. Mjekët janë gjithmonë pranë gruas për të kontrolluar rrahjet e zemrës së gruas dhe fëmijës si edhe temperaturën e ujit. Gjatë kësaj kohe mjeku mund t’i kërkojë gruas të dalë disa herë për të rihyrë për pak. Por edhe gruaja ka të drejtë të dalë nga pishina kur të dojë, qoftë edhe për të vazhduar lindjen jashtë saj. Frika e shumë nënave është nëse fëmija do të jetë në gjendje të marrë frymë sapo të dalë në ujë, por nuk duhet të shqetësoheni pasi fëmija e zhvillon refleksin e frymëmarrjes sapo del nga uji.

Cilat janë përparësitë e lindjes në ujë?

Të qëndruarit në ujë do të ketë ndikime pozitive përsa i përket qetësimit të muskujve si edhe rregullimit të frymëmarrjes. Gjithashtu ajo mund të marrë pozicione të ndryshme pa ndier dhimbjen që mund të ndiente jashtë ujit. Pesha e trupit mbahet edhe nga uji dhe kështu ajo do të ndihet më pak e lodhur. Përsa i përket fëmijës ai do të jetë shumë mirë edhe pas një lindje në ujë.

Po epidurali?

Edhe në këtë rast gruaja mund të aplikojë këtë lloj anestezie.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X