Supë me perime të stinës

0 0

Ushqimet bimore dhe për më tepër perimet, përveçse ju kursejnë disa të holla më shumë krahasuar me ato prodhimet shtazore, përmbajnë edhe shumë përbërës si vitaminat, mineralet dhe proteinat bimore. Më poshtë do të lexoni disa receta për përgatitjen e supës me perime të stinës së pranverës, verës dhe vjeshtës.

Një supë e ngrohtë, e shëndetshme, me erëza të lehta dhe kremoze, e cila është e shkëlqyer për drekë apo darkë. Kjo supë është e pasur me vitamina A, fibra, proteina dhe ka përfitime antiinflamatore. Sezoni i ftohjeve dhe i gripit është pothuajse duke ardhur, por ndërtimi i imunitetit tuaj duke konsumuar ushqime të tilla si kjo supë mund t’ju ndihmojnë të parandaloni këto sëmundje. 

Përbërësit

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri, plus një lugë çaji me vaj ulliri;
  • 2 qepë të grira;
  • 2 thelpinj hudhra të grira;
  • Afërsisht 800g kunguj të copëtuar (së bashku me farat);
  • 100 g thjerrëza të kuqe;
  • Një pako me trumzë;
  • Një koncentrat perimesh;
  • Kripë dhe sheqer;
  • 50 gramë krem pastiçerie për t’u shërbyer.

Ngrohni vajin në një tigan të madh. Skuqni qepët derisa të zbuten dhe të fillojnë të bëhen të verdha. Përzieni hudhrën me kungullin e copëtuar, me thjerrëzat dhe trumzën dhe hidhini në përbërjen e nxehtë.

Përziejini, mbulojini dhe ziejini me ujë për 20-25 minuta derisa thjerrëzat dhe perimet të jenë të buta.

Ndërkohë, lani farat e kungullit. Hiqni çdo pjesë të kungullit që mbetet akoma me to, pastaj thajini me letër kuzhine. Ngrohni një lugë të vogël me vaj  në një tigan që nuk ngjit dhe skuqini farat derisa të fillojnë të hidhen dhe kërcasin. Përziejini shpesh por mbulojini që t’i mbani farat brenda tiganit. Kur farat duken të pjekura dhe të thekura mund t’i shtoni pak kripë dhe një majë luge sheqeri. Përziejini mirë.

Nga ana tjetër përziejmë kungullin e gatuar më parë me një blender deri sat ë jetë homogjene. Provojeni për shijen dhe nëse është e nevojshme shtojini erëza.

Shërbejeni me një lugë krem pastiçerie në mes, duke i hedhur dhe disa gjethe trumze si dhe farat e thekura sipër. Ju bëftë mirë!

Pranvera ka mbërritur! Bashkë me këtë stinë ka ardhur edhe një shumëllojshmëri e perimeve që i gjejmë në këtë kohë, të cilat mund t’i përdorim për të bërë një supë të shijshme.

Më poshtë ju tregojmë një recetë me perime të stinës së pranverës, për një vakt të këndshëm edhe pa mish.

Ushqimet bimore, përveçse ju kursejnë disa të holla më shumë krahasuar me ato shtazoret, përmbajnë edhe shumë përbërës si vitaminat, mineralet dhe proteinat bimore.

Për më tepër metoda e përgatitjes së kësaj supe me perime është shumë e lehtë:

Koha totale e gatimit të kësaj supe: 30 minuta

Sasia: 8 kupa supe

Përbërësit:

  • 1/4 filxhan vaj ulliri ose gjalpë;
  • 2 rrënjë preshi, të prerë në feta të holla;
  • 2 lugë çaji me hudhër të grimcuar;
  • 2 patate të mëdha, të copëtuar (rreth 2 filxhanë);
  • 2 karota të mëdha, të copëtuar (rreth 2 filxhan);
  • Gjysëm asparagu, të prerë në copa;
  • 1/2 shufra asparagus paund, prerë në copa 1/2-inch;
  • 6 deri në 8 gota lëng perimesh të ziera ose lëng nga mishi i pulës;
  • Kripë dhe piper i zi.

Udhëzime:

  • Në një tenxhere të madhe të vendosur në nxehtësi mesatare, ngrohni vajin ose shkrini gjalpin. Uleni nxehtësinë dhe hidhni preshin dhe hudhrat deri sa preshi të bëhet i zbutur, pra rreth 5 minuta.
  • Shtoni patatet, karotat, asparagusin dhe 6 gota me lëngun që përmendëm më sipër. Ulni nxehtësinë dhe ziejeni supën, duke e lënë të zbuluar, për 20 minuta, ose derisa perimet të jenë të buta. Duke përdorur një blender që përdoret edhe për zhytje në tenxhere, mund të përzieni përbërësit e supës brenda saj, duke e bërë homogjene masën.

Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak më shumë lëng për të arritur masën e trashësisë që dëshironi. Shtoni kripë dhe piper dhe supa është gati. Ju bëftë mirë!

Lexo edhe: Si te pergatisim pure me patate?

Kjo supë me perime të lehta dhe të shëndetshme të verës është e mbushur me domate me lëng, misër të ëmbël vere, fasule të gjelbra (barbunja apo mashurka) dhe kunguj të njomë të zier në një supë të shijshme. Krejtësisht vegane dhe natyrisht pa gluten.

Përbërësit

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 1 qepë të mesme, të prerë në kuba;
  • 3 thelpinj hudhra, të grira;
  • 1 filxhan verë të bardhë;
  • 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët të copëtuar (ose 1 lugë çaji të thatë);
  • 1 lugë gjelle gjethe të freskëta të trumës (ose 1 lugë çaji të thata);
  • 4 gota me lëng mishi ose lëng perimesh të ziera;
  • 1 domate të prerë në kuba;
  • 2 lugë me salcë domate;
  • 2 gota me patate të kuqe të prera në kube;
  • 1/2 gotë me kokrra misri të freskëta;
  • 1/2 filxhanë fasule (mund t’i gjeni edhe të gjelbra dhe të prera; mashurka ose barbunja);
  • 1/2 filxhanë kungull i prerë në kuba;
  • Kripë dhe piper për shije;
  • Majdanoz i freskët, për të shërbyer (opsional).

Përgatitja

  • Hidhni në një tenxhere të madhe pak vaj ulliri dhe vendoseni në zjarr mbi ngrohjen mesatare.
  • Kur vaji është i nxehtë, shtoni qepën dhe lëreni për rreth 5 minuta, derisa të zbutet.
  • Shtoni hudhrën dhe vazhdoni ta mbani për rreth 1 minutë më shumë, derisa të bëhet shumë aromatike.
  • Hidhni verë në tenxhere së bashku me rozmarinën dhe trumzën. Ngrini nxehtësinë derisa të fillojë të ziejë e më pas uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për rreth 4 minuta, derisa reduktohet me rreth gjysmën e tenxheres.
  • Shtoni domatet, salcën e domateve, lëngun e perimeve, patatet dhe misrin. Lërini të ziejnë përreth 10 minuta, duke i përzier herë pas here.
  • Hidhni edhe fasulet e gjelbra (nëse nuk i keni të tilla, duhet t’i keni zier më parë) dhe lëreni përbërjen të vazhdojë të ziejë edhe për 5 minuta. Më pas hidhni edhe kungullin e njomë dhe lërini të ziejnë deri sa perimet të jenë gati.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni kripë dhe piper për shije.

Mund të shtoni edhe majdanoz para se ta shërbeni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X