Përbërësit (4 porcione)
– 30 gr vaj ulliri;
– 80 gr qepë;
– 100 gr patate;
– 450 gr bizele të vogla;
– Kripë.
Përgatitja
Skuqni në një tigan qepën me vajin e ullirit për rreth 5 minuta. Shtoni patatet e prera në kuba, bizelet, i hidhni ujë derisa të mbulohen dhe i lini të ziejnë për rreth 30 minuta. Pasi kanë zier, i kaloni në grirësë dhe më pas shtoni kripën. Për t’i dhënë më shumë shije supës krem mund ta shërbeni me bukë të thekur të prerë në kuba.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu