Studiuesit: Truri i njerëzve mund të trajnohet për të mos ngrënë më kur është i ngopur

0 0

Shkencëtarët kanë zbuluar atë pjesë të trurit që ne duhet të stërvisim për të shmangur ngrënien e tepërt.

Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po shëndoshen dhe po bëhen obezë ndërsa shkencëtarët kërkojnë mënyrat më të mira dhe të shëndetshme për t’i ndihmuar njerëzit të mbajnë peshën e tyre nën kontroll.

Shtimi i peshës nuk është thjesht një çështje e vetëkontrollit, por mbingrënie ose e mungesës së dëshirës për ngrënie, pasi kemi disa mekanizma përgjegjëse për këtë në trurin tonë.

Dhe studiues në Universitetin Rockefeller besojnë se duke punuar me neuronet që kontrollojnë dëshirën tonë për ushqimin, ne mund të jemi në gjendje të riorganizojmë trurin tonë dhe të frenojmë dëshirat.

Hulumtuesit në Universitetin Rockefeller zbuluan një grup neuronesh që i tregojnë trurit se si t’i rezistojë ushqimit kur aktivizohen tek minjtë, në mënyrë që të reduktohen zakonet e këqija të të ngrënit.

Zakonisht dietat të bëjnë të shpenzosh shumë dhe duhen muaj të tërë për të ndaluar ngrënien e karbohidrateve apo ëmbëlsirave, çka kërkon si rrjedhojë një ndryshim të tërë të jetesës.

Dhe kjo do të thotë të ndryshosh mënyrën se si mendon edhe për ushqimin.

Psikologjia jonë dhe modelet tona të ngrënies janë të lidhura thellë mes trurit dhe zorrëve, aq shumë sa disa hulumtues po shqyrtojnë dietën si një terapi potenciale për depresionin dhe çrregullimet e humorit.

Mbi-ngrënia nuk është e mirë për asnjë njeri dhe kjo është ajo që ky studim i ri do të pengojë.

Studiuesit zbuluan se dëmtimi i sistemit që na bën të kujtojmë ushqimet në fakt mund të na ndihmojë të harrojmë ushqimin, ose të paktën t’i rezistojmë dëshirës për të ngrënë më shumë.

Ata zbuluan se një grup i neuroneve të quajtur hD2R u “thonin” minjve të mos hanin kur nuk duhet të hanin, pavarësisht pranisë së ushqimit.

Aktivizimi i këtyre neuroneve i bënte kafshët e studimit që të harronin se ku ishte ky ushqim.

Këto qeliza e bënin ushqimin më pak të dobishëm dhe rregullonin marrëdhënien mes kafshës dhe ushqimit.

Ndryshimi i këtij sistemi ndikon në kujtimet për ushqimin dhe i lejon minjtë apo edhe njerëzit që të mos e shohin më ushqimin siç e shihnin por të formojnë një perceptim të ri.

Pra është e mundur që përmes trajnimit njerëzit mund të mësojnë të ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit dhe marrëdhëniet që kanë me ushqimin.

Lexo edhe: A me ben keq te fle menjehere pasi konsumoj ushqimin?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X