Studimi: Prindërit janë të lumtur me fëmijët e tyre vetëm kur mund ta përballojnë financiarisht

0 0

Prindërimi kushton. Duhen me miliona lekë për të rritur një fëmijë deri në moshën 18-vjeçare në Shqipëri, por edhe pas kësaj moshe përgjithësisht janë prindërit ata që kujdesen për të mbajtur financiarisht fëmijët.

Meqënëse kostoja për rritjen e një fëmije po rritet nga viti në vit, kjo ndikon drejtpërdrejt në lumturinë e prindërve. Një studim i ri është bërë nga David Blanchflower dhe Andrew Clark, i botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (në SHBA).

Blanchflower dhe Clark studiuan lumturinë e një milion njerëzve gjatë dhjetë viteve në 35 vende të ndryshme, dhe zbuluan se po, fëmijët i bëjnë prindërit të lumtur, por vetëm kur prindërit kanë mjetet financiare për t’i përballuar. Kur stresi financiar nuk ishte i pranishëm, fëmijët rrisnin lumturinë. Në përgjithësi, kur prindërit luftonin për të paguar faturat, fëmijët e ulnin lumturinë e prindërve. Ky fakt mund të duket i qartë, por të dhënat e Clark dhe Blanchflower hedhin më shumë dritë mbi faktorët kontribues.

Bashkimi Evropian ka kryer këto sondazhe të quajtura Euro Barometra. Anketuesit u kërkojnë njerëzve të dinë se sa të lumtur janë ata. Ka pasur zbulime të qëndrueshme në hulumtimin e lumturisë, duke përfshirë edhe problemin për të cilin kemi shkruar më lart. Një arsye tjetër që i bën njerëzit të pakënaqur dhe jo të lumtur është papunësia. Një tjetër është se martesa i bën njerëzit të lumtur kur nuk ka kriza. Të dhënat për një milionë njerëz nga 35 vende zbuluan se në fakt fëmijët e ulnin lumturinë. Njerëzit u pyetën: A keni vështirësi të paguani faturat tuaja? Për prindërit që kishin mundësi, fëmija ishte çelësi i lumturisë.

Por të tjerë duhet të luftonin për t’u kujdesur për fëmijët, për të blerë pelena, qumësht, ushqime etj, dhe të gjitha këto kushtojnë.

Autorët e studimit kanë sugjeruar që qeveritë duhet të bëjnë diçka për t’i ndihmuar njerëzit që të merren me koston e fëmijëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të rënies së numrit të lindjeve dhe plakjes së popullsisë. Për shembull në Norvegji, ekzistojnë  programe falas për kujdesin e fëmijëve.

Shumë të rinj heqin dorë nga të bërit fëmijë për shkak të kostove që duhen për t’i rritur.

Ndoshta ajo që duhet bërë është lehtësimi i taksave për prindërit. Vetëm kështu mund të ketë një rritje të mirëqenies dhe lumturisë në shoqëri, veçanërisht për prindërit e rinj që duhet të luftojnë shumë.

Lexo edhe: 10 menyra si te jeni prinder te lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X