Studimi: Një e katërta e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

0 0

Një studim i fundit për personelin mjekësor është publikuar ditën e djeshme në Britani, ku ka rezultuar se një në katër mjekë janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Sforcimet në punë i shtyjnë mjekët të bien në depresion apo të kenë ankth.

Një sondazh i më shumë se 4.300 mjekëve zbuloi se 27 për qind e tyre ishin diagnostikuar një problem të shëndetit mendor. Dy në pesë prej tyre përballen me probleme psikologjike dhe emocionale, duke përfshirë stresin, depresionin, ankthin dhe shqetësimet emocionale.

Gratë sforcohen më shumë se burrat, ndërsa ata që punonin më shumë se 51 orë në javë ia hidhnin fajin punës së tyre për problemet shëndetësore.

Shoqata Mjekësore Britanike, e cila zhvilloi hulumtimin, thotë se presioni i punës është duke nxitur një ‘krizë alarmante për shëndetin mendor’.

Të qenit një mjek është një rol sfidues dhe kërkues, dhe shumë shpesh kjo punë ushtron shumë presion duke bërë që të dëmtohet shëndeti mendor.

Një e treta e të anketuarve pranuan përdorimin e alkoolit, drogës apo ilaçeve që i merrnin vetë për t’u përballur me situatat stresuese.

“Si mjek, ndërveprimet tona të përditshme me pacientët dhe familjet e tyre, të cilët shpesh janë në kulmin e shqetësimit të tyre emocional, kanë koston e tyre. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për pacientët tanë, por shpesh nuk jemi të përgatitur për përvojat e përditshme emocionale të punës, nuk jemi të përgatitur kur këto përvoja bëhen jo të zakonshme”, është shprehur një nga mjekët.

Për fat të keq në vendin tonë ende nuk ka një sondazh apo një studim mes mjekëve në vend, ndonëse presioni lidhur me punën e tyre është shumë i madh.

Lexo edhe: Ushqimet qe duhen shmangur nese vuani nga ankthi ose depresioni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X