Studimi: Gratë ndihen më rehat me trupin e tyre dhe me gjoksin pasi lindin fëmijë

Duke u bërë nëna, gratë ndihen më rehat me trupin e tyre, thotë një studim i ri.




0 0

Studiuesit zbuluan se në përgjithësi, gratë që ishin të pakënaqura me madhësinë dhe formën e gjinjve të tyre kishin një përshtypje negative për trupin e tyre.

Por pas lindjes së një fëmije ato prireshin të ishin më të lumtura me madhësinë e gjoksit, gjë që më pas u dha një pikëpamje më pozitive për pjesën tjetër të trupit.

Nënat e reja mund ta kthejnë fokusin e tyre rreth të menduarit të gjoksit si të dobishëm për të ushqyer fëmijën me gji, në vend që të fiksohen se si duken, thonë shkencëtarët.

Ata shtojnë se shtatzënia shpesh sjell përfitime për madhësinë e gjoksit dhe kjo ndoshta mund të ndikojë.

Studimi u bë nga Universiteti Anglia Ruskin dhe Universiteti Sapienza në Romë ku u pyetën 484 gra në Itali, gjysma e të cilëve ishin nëna.

Ky studim zbuloi një lidhje ‘të rëndësishme’ midis perfeksionizmit – që kontribuon në përshtypjen negative të trupit dhe pakënaqësisë me madhësinë e gjoksit.

Por studiuesit thanë se kjo ndodhi vetëm tek ato gra që nuk ishin nëna. Sipas studiuesve zbulimet tregojnë se prindërit janë më të kënaqur me trupin që kanë.

Nga gratë që nuk ishin bërë akoma nëna,  më shumë se dy të tretat (69 për qind) raportuan se ishin të pakënaqura me madhësinë e gjoksit  dhe 44 për qind e tyre do të donin të kishin përmasa më të mëdha.

Kjo përshtypje nuk qëndronte në mesin e 54 për qind të grave të anketuara që ishin nëna, sidomos tek nënat që kishin më shumë se një fëmijë.

Zbulimet janë botuar në revistën Body Image.

Lexo edhe: Dita kur ndalova së fshehuri nga burri trupin tim pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X