Studimi: E qara i ndihmon bebet të flenë më mirë

Një studim i ri i botuar në revistën e Psikologjisë Zhvillimore, nga Universiteti Temple, sugjeron që nëse fëmijët lihen të qajnë ata qetësohen e më pas bien të flenë vetë.




0 0

Marsha Weinraub, profesore psikologjie thotë se nga mosha gjashtë muajsh, shumica e foshnjave flenë natën, duke i zgjuar nënat e tyre vetëm rreth një herë në javë. Megjithatë, jo të gjithë fëmijët ndjekin këtë model të zhvillimit.

Studimi mati modelet e zgjimit të gjumit gjatë natës tek foshnjat e moshës gjashtë deri në 36 muaj. Gjetjet zbuluan dy grupe: gjumashët dhe ata që flinin pak gjumë. “Nga matja e gjumit ndërsa foshnja ishte duke fjetur, u zbulua se të gjitha foshnjat, njëlloj si të gjithë të rriturit flinin për rreth 1 orë e gjysmë deri në 2 orë, zgjoheshin dhe më pas flinin sërish. Njëlloj si të rriturit. Disa prej tyre qanin kur zgjoheshin natën dhe kjo pengonte gjumin.

Deri në moshën gjashtë muajsh, 66% e foshnjave – ata që flinin gjumë – nuk u zgjuan, ose u zgjuan vetëm një herë në javë, duke ndjekur një trajektore të njëjtë ndërsa rriteshin. Por 33% e fëmijëve zgjohej për shtatë nete në javë në gjashtë muaj.

Këto gjetje nxirrnin disa konkluzione. Një prej tyre ishte se faktorët gjenetikë mund të ndikojnë për të shkaktuar probleme të gjumit që në fazat e hershme. Dhe gjëja tjetër e rëndësishme që u mësua nga ky studim ishte që foshnjat duhet të mësojnë se si të bien në gjumë vetë. Kur nënat e marrin në krahë fëmijën gjatë natës, e ushqejnë me gji etj, atëherë ai/ajo mund të mos jetë mësuar të vetë-qetësohet, dhe kjo është thelbësore për gjumin e rregullt.

Megjithatë ky është zbulimi i vetëm një studimi dhe normalisht duhen edhe studime të tjera por ky hulumtim sjell edhe njëherë në vëmendje se nëse e lini fëmijën të qajë për pak, nuk ju bën një prind të keq. Këshilla më e mirë është që foshnjat të vendosen në krevat në një orar të rregullt çdo natë, t’i lejoni ata të bien vetë në gjumë dhe të mësohen të mos qajnë direkt sapo ju del gjumi.

Lexo edhe: Tundja e bebes ndersa qan, ja rreziqet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X