Studimi: abuzimi me alkoolin në adoleshencë ndikon tek testikujt e meshkujve

Abuzimi me alkoolin ka lidhje me masën e testikujve thotë një studim i fundit.




0 0

Abuzimi me alkoolin në të vërtetë mund të shkaktojë një ulje të vëllimit të testikujve, me pasoja në mirëqenien seksuale të meshkujve. Kjo është ajo që rezulton nga një studim italian i kryer mbi më shumë se 10,000 fëmijë dhe botuar gjithashtu në revistën shkencore Andrology.

14% e meshkujve me vëllim të zvogëluar të testikujve

Studiuesit ekzaminuan përgjigjet e sondazhit në të cilët morën pjesë gjimnazistë italianë. Nga rezultatet e testit u zbulua se 2.3% ishin obezë, 3% ishin nënpeshë dhe 16.6% ishin mbipeshë. Gjashtë nga 10 djemtë ishin aktivë seksualisht dhe 48% kishin kryer seks të pambrojtur. 11.6% e djemve ishin trajtuar tashmë për probleme andrologjike, në veçanti për varikocelën (27%), ulje të vëllimit të testikujve (14%), phimosis (7%), ejakulim të parakohshëm (5%),  dhe infeksione seksualisht të transmetueshme (4.7%).

Më shumë alkool, më shumë infertilitet mashkullor

Studimi tregoi gjithashtu se abuzimi me alkoolin, veçanërisht pirja e tepruar, ose konsumimi i alkoolit në një kohë të shkurtër, është i lidhur ngushtë me zvogëlimin e testikujve te djemtë italianë. Daniele Gianfrilli, autori i parë i studimit, shpjegon se madhësia e testikujve tregon shëndetin riprodhues të njeriut, ndërsa testikujt më të vegjël thuhet se lidhen me prodhim më të ulët të spermës. Kjo tregon rëndësinë e shëndetit andrologjik dhe parandalimin e problemeve që  në fazën e adoleshencës.

Dëmet e abuzimit me alkoolin

Alkooli është një substancë toksike dhe kancerogjene me aftësinë për të shkaktuar varësi: nuk është një lëndë ushqyese dhe nuk është e dobishme për funksionet e trupit tonë. Abuzimi me alkoolin është gjithashtu faktori i dytë i rrezikut për sëmundje dhe vdekje të parakohshme pas duhanit. Patologjitë që lidhen me konsumimin e tepërt të alkoolit përfshijnë: cirrozën e mëlçisë, tumoret malinje dhe beninje, pankreatitin, dementian, mosfunksionimin seksual, epilepsinë, ankthin dhe depresionin.

Lexo edhe: A mund t’i jap fëmijës gatime që përmbajnë alkool?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X