Stresi i punës ndonjëherë është i pashmangshëm, por në qoftë se është i tepërt mund të ketë efekte të drejtpërdrejta, negative në trup, menjëherë të dukshme, duke shkaktuar një rritje të peshës që nuk mund të përmbahet.
Puna është një vend i rrezikshëm
Stresi, ose “përgjigja funksionale me të cilën trupi ynë i përgjigjet një stimuli më shumë ose më pak të dhunshëm (të quajtur stresor) që mund të jetë me natyrë të ndryshme” ndikon në forma të ndryshme. Puna është pa dyshim një nga vendet më të vështira për shumicën e njerëzve. Kjo u demonstrua nga hulumtuesit nga Universitetet e Gothenburgut dhe Umea në një artikull të botuar në Arkivat Ndërkombëtare të Shëndetit Profesional dhe Mjedisor.
Femrat fitojnë më shumë peshë
Ekipi i hulumtuesve ka analizuar ndryshimin në peshë të pothuajse 4 mijë njerëzve përgjatë 20 viteve në lidhje me tensionet dhe stresin e shkaktuar në vendin e punës. Studimi tregoi se duke iu nënshtruar situatave të ndryshme stresuese në punë e bën më të lehtë shtimin në peshë, veçanërisht te gratë. Është vërejtur se gratë nën stresin e punës e kanë rritur peshën e tyre me 20% më shumë se gratë në një situatë më të qetë.
Një gjendje e mosbalancimit të përgjithshëm
Situatat e stresit çojnë në një mosbalancim të përgjithshëm psiko-fizik dhe shpesh edhe në ritmet dhe mënyrat e jetesës që shtrembërohen. Kur jeni nën presion, i gjithë trupi vuan, si ekuilibri hormonal, ritmi i gjumit dhe gjithashtu rritet nivelin e sheqerit në gjak.
Insulina është përgjegjëse
Stresi i punës ju shkakton yndyrë, sepse insulina, hormoni nxitës i yndyrës, rritet në gjak ndërsa rritet tensioni. Nivelet e sheqerit në gjak rriten kur hani, por në një person të shëndetshëm ato kthehen në normalitet shumë shpejt. Sidoqoftë, kur jeni shumë të stresuar, nevojitet deri në tre orë për t’u kthyer në nivele normale, domethënë një kohë që është rreth gjashtë herë më e madhe se ajo e kërkuar në kushtet e qetësisë.
Lexo edhe: Ushqimet qe largojne (dhe shtojne) stresin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu