Stresi dedikim gjyshërve: I lutem Zotit që…

0 0

Edhe pse njihet si një djalë rebel, Stresi gjithmonë i ka shprehur pikat e tij të dobta, që janë familja. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë një dedikim prekës për gjyshërit, me të cilët kuptohet se ka një lidhje tepër të veçantë.

Ai shprehet se i rëndon pesha e viteve dhe e vetmja gjë që ka në dorë është t’i lutet Zotit që t’i lejojë ata të qëndrojnë me të edhe për vitet në vazhdim.

Postimi

Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plaken në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më.

Oh sa dhemb. Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rëndon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen. I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon, duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim.

E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por, jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ata. I dua shumë. Gjyshërit e mi. Balsami i shpirtit tim. Ju lutem mos i harroni gjyshërit e gjyshet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X