Spital publik apo privat?

0 0

Kjo mund të jetë një dilemë shumë e madhe e kujtdo nga ne duke qënë se kërkojmë një shërbim cilësor jo vetëm gjatë shtatzanisë. Duke qënë se shpesh nënat mund të ndihen të pavendosura, kemi zhvilluar një sondazh ne portalin pernenat.al në të cilin kanë marrë pjesë 232 votues. Rezultatet janë përkatësisht: 107 vota (46%) kanë votuar se i kryejnë vizitat në spital publik, dhe 125 (54%) i kryejnë në spital privat.
Por çfarë kanë shprehur nënat në diskutimin e javës në lidhje me temën përkatëse?
Disa nëna mendojnë se spitali privat është thjesht një mënyrë që i “bind” njerëzit në lidhje me një shërbim më të mirë, ku ndërkohë janë po të njëjtët mjekë që i presin në të dyja strukturat. Për të mos folur për pagesat që duhet të kryejnë!
“Shërbimi është i njëjtë por sikur na “mashtrojnë” në privat. Na presin me buzëqeshje.”
“Në shtet shërbimet janë “falas” dhe ndërsa në privat janë po te njejtit mjek por me ndryshimin qe aty të rrjepin! 4.500 lek pagova para pak ditësh për shpejtësi tek privati!
Ndërsa disa nëna mendojnë kështu, të tjerat e konsiderojnë strukturën private si më të sigurt për diagnostikimin apo trajtimin e një sëmundje të caktuar.
Sipas tyre edhe pse mund të jenë të njëjtët mjekë, shërbimi është më cilësor në privat. Ato shprehin se mjekët në këto klinika të presin me mirësjellje dhe buzëqeshje, të vëzhgojnë me kujdes në lidhje me problemin që mund të kesh, të japin shumë porosi përveç medikamenteve, pra përkushtimi i tyre është në nivele maksimale. Këto nëna janë të prirura të mendojnë se mjekët të kushtojnë më shumë vëmendje nëse shkon në klinikën apo spitalin jo publik.
Ndërkohë që disa prej tyre shprehen se i drejtohen klinikave private si pasojë e orareve të papërshtatshme që mund të kenë klinikat shtetërore. Ku ndodh diçka e tillë? Jashtë Shqipërisë. Jo të gjitha nënat që ndjekin pernenat.al jetojnë brenda vendit, dhe ndërkohë njëra prej tyre shprehet:
Unë me pediatër, me dentist, analiza ne privat të tëra. Dhe në shtet jo se nuk të bëjnë punën, por këtu ku jetoj unë të mërzisin takimet, kur të gjesh orën, jo këtë javë po javen tjetër…”
Ndonjëherë të detyron mungesa e pajisjeve të analizave.
Kështu shprehet një nënë e cila i kryen vizitat mjekësore apo analizat në spital privat duke qënë se në shtet nuk të ofrohen të gjitha mundësitë për të mbaruar punë. Sipas saj shumë analiza nuk i kryejnë në shtet, ndoshta si pasojë e mungesës së aparaturave.
Zgjedhim privatin se disa analiza dhe te duash nuk t’i bëjnë në shtet. Tashmë është bërë një rutinë që drejtohemi direkt në laboratoret private, edhe pse mund të mos jenë pjesë e një spitali privat.”
Cila është zgjedhja e duhur?
Kjo është diçka shumë personale! Kjo zgjedhje varet nga ajo që ju kërkoni të merrni, sa mendoni të shpenzoni nëse do të qendroni ne spital, sa i vështirë është trajtimi që kërkon problem që keni e me rradhë. Por një gjë është e sigurt, nëse keni një shumë të konsiderueshme për të shpenzuar do të ishte më mirë ta shpenzonit në një strukturë private dhe jo të favorizonit korrupsionin në spitalet shtetërore!

Nga nenat pernenat

 

Nga Nenat Pernenat

 

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X