Spelta, karakteristikat, përfitimet shëndetësore dhe disa receta per bebin tuaj

0 0

Çfarë është Spelta?

Spelta është një nga të drithërat më të vjetra të kultivuara në historinë njerëzore dhe besohet se është përdorur për herë të parë rreth 8,000 vjet më parë. Spelta është një variacion i ngjashëm me grurin.

Mielli i speltës

Mielli mund të përdoret për të gatuar bukë si dhe makarona. Në vende të caktuara si Bavaria dhe Belgjika, spelta është përdorur për birrë dhe ka një aromë unike, të dallueshme që shumë njerëz e preferojnë. Natyrisht, si një produkt jo shumë i përhapur, ka një çmim pak të lartë, por është tërësisht i justifikueshëm duke marrë parasysh vlerat ushqyese dhe lehtësinë që ofron në gatim.

Fakte për speltën

Spelta është e pasur me vlera ushqyese që shumë lloje të tjera të drithërave nuk i kanë. Është e lartë në karbohidrate, por shumë mbresëlënëse janë nivelet shumë të larta të proteinave (spelta siguron 21% të nevojave ditore të rekomanduara) dhe fibrave ushqyese (30%). Spelta gjithashtu përmban nivele të konsiderueshme të hekurit, bakrit, manganit, magnezit, fosforit, kaliumit, zinkut, selenit, niacinës, thiaminës, vitaminës B6 dhe acidit folik.

Përfitimet shëndetësore

  • Lehtëson tretjen
  • Përmbajtja e lartë e fibrave nënkupton që spelta lehtëson tretjen e shëndetshme. Fibra dietike lëviz ushqimin përmes traktit të tretjes, duke përshpejtuar absorbimin e lëndëve ushqyese dhe duke ndihmuar në reduktimin e problemeve si kapsllëku, fryrja, gaz i tepërt, diarre dhe sëmundje më serioze gastrointestinale si ulçera.
  • Kontrollon nivelet e kolesterolit
  • Fibra dietike ka një rol të dytë në trup, ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të rrezikshëm duke penguar thithjen e kolesterolit nga ushqimi. Fibra e gjendur në speltë rregullon një ekuilibër të shëndetshëm të acideve yndyrore në trup.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut
  • Nivelet e larta të hekurit dhe bakrit kombinohen për të rritur ndjeshëm qarkullimin e gjakut. Hekuri dhe bakri janë thelbësore për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Rritja e qarkullimit mund të nxisë rritjen e flokëve, ndërsa përmbajtja e hekurit parandalon aneminë.
  • Rregullon hormonet
  • Niacin është një nga vitaminat esenciale që mund të gjenden në sasi të konsiderueshme te spelta. Niacina luan një rol kyç në gjendrat e veshkave në trup, veçanërisht në prodhimin e hormoneve seksuale. Sistemi endokrin është një aspekt i ndjeshëm dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm i shëndetit tuaj dhe i funksionimit të përgjithshëm, kështu që mbajtja e niveleve të shëndetshme të niacinës duke shtuar speltën në dietën tuaj, është një zgjedhje e mençur.
  • Përmirëson shëndetin e kockave

 

WhatsApp Image 2018-10-03 at 12.43.00


Spelta ka një gamë mbresëlënëse të mineraleve esenciale që janë të nevojshme për shëndetin e kockave. Këto minerale kontribuojnë në zhvillimin e indeve dhe rritja e nivelit te tyre në trupin tuaj, mund të parandalojë në mënyrë aktive osteoporozën dhe sëmundjet e tjera që lidhen me moshën që dobësojnë ose degradojnë kockat në trup.

  • Promovon rritjen
  • Nivelet e larta të fosforit, të kombinuara me përmbajtjen mbresëlënëse të proteinave te spelta, e bëjnë këtë drithë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e indeve të reja, enëve të gjakut, muskujve, kockave dhe organeve. Fosfori është një nga elementet thelbësore të nevojshme për krijimin e proteinave të reja dhe ADN-së për të ndërtuar qeliza të reja, ndërsa proteinat që merrni drejtpërdrejt nga spelta mund të ndahen në aminoacidet e tyre dhe pastaj të riformohen për t’u përdorur në trup për gati çdo proces të rëndësishëm.
  • Rrit imunitetin
  • Spelta rrit ndjeshëm sistemin tuaj imunitar dhe stimulon mekanizmat mbrojtëse të trupit, duke lehtësuar gjithashtu stresin psikologjik dhe ankthin.
  • Kontrollon diabetin

Megjithëse sheqernat dhe karbohidratet e thjeshta njihen si të rrezikshme për diabetikët, përmbajtja e lartë e fibrave mund t’i kundërvihet këtyre efekteve dhe të ndihmojë rregullimin e çlirimit dhe shkatërrimit të sheqernave të thjeshta në glukozë. Duke rregulluar lirimin e insulinës dhe glukozës në trup, ajo ndihmon në menaxhimin e diabetit për ata që tashmë vuajnë nga sëmundja, ose parandalon zhvillimin e saj.

Kujdes!

Pavarësisht të gjitha këtyre përfitimeve shëndetësore, spelta përmban gluten, i cili është alergjen që është përgjegjës për sëmundjen e Celiakisë. Prandaj, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të zgjedhin alternativa të tjera të speltës.

Përfitimet e speltës nuk vlejnë vetëm për të rriturit, por gjithashtu për fëmijët. Futja e kësaj drithi në dietë ka një sërë përfitimesh për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Përveç vlerave të sipërpërmendura, efektet e speltës tek fëmijët janë:

  • Rregullon hormonet dhe përmirëson funksionet e tyre;
  • Rrit energjinë;
  • Parandalon formimin e gurit në tëmth;
  • Lehtëson dhimbjen e migrenës.

Ekzistojnë rreth 10 lloje të ndryshme drithërash dhe secila prej tyre është e pasur me vlera ushqyese specifike.

 

43787658_1971572913141631_4238135614429462528_n
Disa receta për vogëlushët tuaj:

Pureja spelta ka qumësht në përbërje prandaj mund të përgatitet në dy mënyra:

1. Pure me qumësht
Në 150 – 200 ml qumësht (sipas dëshirës mund të jetë qumësht i lëngshëm ose qumësht formulë i pergatitur), shtojmë 4-5 lugë pluhur nga kutia me Spelta.

2. Pure pa qumesht
Ziejmë disa perime sipas deshirës (3/4 lloje perimesh te ndryshme) dhe në 150-200 ml lengu perimesh shtojmë 4-5 lugë pluhur nga kutia me Spelta. Pasi e perziejmë i shtojmë 1-2 lugë të vogla vaj organik Holle.

Këto receta janë sugjeruar nga Holle Baby Albania dhe për më tëpër informacione mund të kontaktoni në rrjetet e tyre sociale në Facebook dhe Instagram






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X