Speci djegës na mbron nga sëmundjet e zemrës

0 0

Konsumi i specit djegës është i mirë për zemrën. Kjo u zbulua nga hulumtimi i Departamentit të Epidemiologjisë dhe Parandalimit të Institutit të neurologjisë, botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Hulumtimi është i pari që studion vetitë e specit djegies në lidhje me rrezikun e vdekjes në një popullsi evropiane dhe mesdhetare.

Duke ndjekur shëndetin e 22.811 qytetarëve të Molisë, për rreth 8 vjet, dhe duke e krahasuar atë me zakonet e tyre të ngrënies, studiuesit arritën në përfundimin se ngrënia e specit djegës 4 herë në javë ose më shumë ul rrezikun e sulmit në zemër me 40%.

“Mbrojtja nga rreziku i vdekshmërisë ishte i pavarur nga lloji i dietës që ndiqej – komenton Marialaura Bonaccio, studiuese epidemiologe “Që do të thotë se dikush mund të ndjekë dietën e shëndetshme mesdhetare, dikush tjetër ha më pak shëndetshëm, por ngrënia e specit djegës ka një funksion mbrojtës për të gjithë”- thotë ajo.

“Speci djegës ka efekte të dobishme kryesisht falë përbërësit aktiv të tij, capsaicin – shton Stefano Erzegovesi, kreu i Qendrës për Çrregullimet e Ushqimit të spitalit San Raffaele në Milano -. Për shembull, promovon prodhimin e yndyrës kafe, e cila shpejton metabolizmin dhe konsumon më shumë kalori. Përveç kësaj, rrit HDL, të ashtuquajturin kolesterol të mirë, zvogëlon trigliceridet dhe proteinën reaktive C, prandaj pengon molekulat pro-inflamatore dhe ka një efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve aterosklerotike, duke e bërë atë të rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, siç është sulmi në zemër.

Konfirmime nga studime të tjera ndërkombëtare

Siç është vërejtur tashmë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, llojet e specave djegës, edhe pse konsumohen në mënyra të ndryshme në të gjithë botën, mund të jenë vërtet të dobishëm për shëndetin. Hulumtimi i ri do të duhet të fillojë për të kuptuar modalitetet biokimike përmes të cilave veprojnë specat djegës dhe tipologjitë e tij të ndryshme të cilat sidoqoftë i bën bashkë prania e kapsaicinës.

E dinit?

Për të qetësuar djegien dhe acarimin e shkaktuar nga speci djegës në gjuhë nuk duhet të pini ujë; mënyra më e mirë për të zbutur ndjesinë e djegies është të përtypni pak bukë ose të pini një gllënjkë qumështi.

Lexo edhe: A mund te konsumojme spec djegës në shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X