Speca me salcë majdanozi, receta

0 0

Shumë prej nesh na ndodh shpesh në stinën e verës që të kemi mungesë oreksi për shkak të vapës dhe sidomos për gatimet tradicionale e gjellët e ngrohta. Ndonjëherë duket se e vetmja gjë që dëshirojmë të konsumojmë këtë periudhë janë sallatat apo pjatat e ftohta, si një mënyrë për t’u freskuar në ditët e nxehta.

Po ju japim një ide për një recetë që mund të shërbejë si pjatë shoqëruese, por shumë mirë mund të jetë edhe pjatë e parë.

Pëbërësit:

një kg speca (të kuq ose jeshillë);

gjysmë gote vaj ulliri;

gjysmë gotë uthull balsamike;

1 tufë e vogël majdanoz;

1 thelb hudhër.

Përgatitja:

Pastroni specat nga bishti dhe pjesa e brendshme që përmban farat, lajini dhe siç janë, pa i prerë, pa vaj vendosini në tavë e piqini përreth 30 minuta.

Pastaj hiqini nga furra, vendosini në një qese dhe lërini në frigorifer. Kjo do t’i ndihmojë të zbuten dhe t’i pastroni lëkurën.

Ndërkohë, në mikser hedhim majdanozin, vajin, uthullën dhe hudhrën. I përziejmë të gjitha bashkë derisa të formohet një salcë.

Pas disa minutash nxjerrim specat nga frigoriferi dhe do të vërejmë se lëkura do të hiqet me shumë lehtësi dhe i copëtojmë me duar në fije të holla. Sipër tyre hedhim salcën e përgatitur. Mund t’i shoqëroni me djathë të bardhë. Ju bëftë mirë!

Lexo edhe: Si te gatuajme speca te mbushur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X