Spageti me hudhra

0 0

Kjo është një recetë që duket e varfër dhe e thjeshtë, por në fakt edhe kjo ka hilet e veta që e bëjnë atë një pjatë të shijshme dhe të balancuar. Gjëja më e rëndësishme e kësaj recete është se mund të gatuhet për pak minuta dhe nuk kërkon shumë punë.

Përbërësit:

  • Spageti – 250 gr;
  • Vaj ulliri – 100 ml;
  • Hudhra 2 thelpinj ( të shtypur);
  • Spec djegës (sipas dëshirës);
  • Djathë pekorino – 4 lugë;
  • Majdanoz – 2 tufa.

Përgatitja:

  1. Skuqim në tigan me zjarr të avashtë hudhrën me vajin e ullirit duke u kujdesur që hudhra të mos digjet. Shtojmë specin djegës pastaj e heqim mënjanë.
  2. Ziejmë makaronat. Para se ti kullojmë hedhim 4 – 5 lugë ujë nga ai i makaronave në tiganin ku kemi skuqur hudhrën.
  3. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin ku kemi hudhrën.
  4. I përziejmë fort që makaronat të marrin shijen e vajit të ullirit, hudhrës dhe specit djegës.
  5. I spërkasim me djath pekorino.
  6. Më në fund, makaronat janë gati.

Lexoni dhe: Brusketa Julie & Julia 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X