Sot është nënë shumë e lumtur, dikur nuk e dinte a donte fëmijë

0 1

Kristen Bell është një nga nënat më të famshme në internet. Pavarësisht nëse ajo ndan momente prapa skenave që janë jashtëzakonisht të pahijshme apo flet për problemet në martesë, të gjithë e duan transparencën e saj në rrjet.

Së fundmi ajo ka folur për periudhën para mëmësisë, duke treguar se nuk ishte e sigurt nëse donte të kishte fëmijë.

Vendimi për të bërë fëmijë

“Burri im tha, le t’i pyesim tre miqtë tanë më pesimistë, më të ashpër që kanë fëmijë, nëse ia vlen apo jo. Dhe secili prej tyre na tha se kjo ishte gjëja më e pashmangshme në planet”. Kjo shënoi nisjen e tyre në rrugën e prindërimit dhe Kristen tregon se në atë kohë nuk e dinte si ishte mëmësia, por deri tani i ka rezultuar e mrekullueshme.

Sipas Bell, kur ajo dhe Shepard panë për herë të parë fëmijën e tyre, ndjenjat nuk ishin të lehta për tu artikuluar me fjalë, por ata përjetuan atë që miqtë e tyre ishin përpjekur tu shpjegonin më herët. “Kjo, kjo është arsyeja”,- thotë Bell, e cila ka vazhduar të provojë ndjenja të reja, të fuqishme ndërsa vajzat e saj janë rritur. “Mënyra se si ne shohim atë që kanë bërë fëmijët tanë në jetën tonë është një lloj zgjerimi i ndjenjave, hapësirave, duke  ju dhënë një motiv krejt tjetër për të jetuar e të vetëvlerësimit.

Mëmësia e ndihmoi atë të kuptojë prioritetet dhe të zgjedhë projektin tjetër të duhur për veten dhe familjen e saj.

“Gjëja që bëri prindërimi për mua ishte se më ëmsoi të shikoja të gjitha problemet me madhësinë e duhur. Se duhet të ndiqja ëndrrat e mia. Ekzistojnë faza të ndryshme mençurie dhe pjekurie. Unë jam rritur dhe kam mësuar shumë gjëra të reja.

Bell është duke jetuar momente të rëndësishme suksesi në karrierën e saj.

Ndarja e përgjëgjësive për kujdesin ndaj fëmijëve

Bell thotë se Shepard kishte “evoluar sa duhet” për të pranuar që nëse ai priste që gruaja e tij të jepte të gjithë kujdesin për fëmijët, ai do të humbte lidhjet me fëmijët e tij dhe automatikisht do të ishte i distancuar. Ai nuk donte të ishte thjesht pasagjer në udhëtimin tonë familjar”.

Si e sheh Kristen Bell botën përmes syve të një nëne

Familja Bell-Shepard është e ndërtuar mbi barazinë gjinore dhe Kristen është shumë rehat me pozicionin e saj. “Kam kuptuar se kam pasur instinkte mëmësie tërë jetën time dhe asnjëherë nuk i kam kuptuar si të tilla”. Kujdesi dhe dhembshuria për fëmijët e ka shtyrë të ndërmarrë një sërë nismash në ndihmë të nënave dhe fëmijve të tjerë. Filozofia e saj për tu vlerësuar, është bashkimi në një botë ku ka gjithnjë e më shumë ndasi.

Lexo edhe: Kate Midelton tregon për herë të parë pasiguritë si nënë e re






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X