Solli në jetë djalin për vetëm dy minuta, kjo është nëna që mban rekordin për lindjen më të shkurtër

0 0

Një nënë australiane mban rekordin për lindjen më të shkurtër ndonjëherë pasi lindi fëmijën e saj të pestë në vetëm dy minuta brenda shtëpisë së saj.

Mendoni se kjo e habiti nënën e re? Aspak. Ajo në fakt është tashmë nënë e gjashtë fëmijëve dhe asnjë lindje nuk i ka zgjatur më shumë se dy orë.

Lindja e djalit të saj ndodhi kur Mary Gorgens u ngrit për të shkuar në banjo, dhe u befasua kur ndieu kokën e djalit të saj të vogël të dilte.

Me vrap ajo shkoi për të zgjuar burrin, por ishte tepër vonë. Djali i saj erdhi në jetë në vetëm 120 sekonda.

Mary tha se ajo nuk ndieu as dhimbje dhe asgjë tjetër dhe nuk priste që fëmija i saj të vinte në jetë atë ditë. Miqtë e saj madje bëjnë shaka kur thonë se ajo me një të tështirë munë të lindë një fëmijë.

Foshnja e saj e parë lindi vetëm 12 minuta pasi ajo mbërriti në maternitet, njeri lindi vetëm pas një ore e gjysmë, ndërsa një tjetër ka lindur në makinë.

“Unë nuk kam dhimbje për orë të tëra siç shprehin më së shumti nënat”-ka treguar ajo për lindjen e fëmijëve, e di që mund të tingëllojë si çmenduri.

Lindja e saj quhet “lindje e precipituar”. Përkufizohet si çdo lindje që arrin kulmin kur foshnja del menjëherë spontanisht. Edhe pse mund të ketë probleme të tilla si prerja vaginale dhe ndërlikime të tjera të shëndetit të nënës.

Për këtë mund të bëni ushtrime të rregullta para lindjes për ta parandaluar, për forcimin e muskujve të legenit.

Lexo edhe: Ushqimet me te mira per te stimuluar dhimbjet e lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X