Pas vaksinimit mund të shfaqen tek fëmija disa simptoma jo shqetësuese dhe një prej tyre është edhe vendi i shpimit i cili mund të skuqet dhe fryhet. Gjithashtu vendi i shpimit mund të dhembë dhe këtë dhimbje mund ta lehtësoni duke apikuar copa të lagura me ujë të ftohtë. Në rast se temperatura shkon mbi 38 duhet të përdorni edhe një medikament kundër temperaturës, i cili do të lehtësojnë edhe dimbjet e fëmijës.
Pas vaksinimit
Ndër vaksinat që mund të shkaktojnë skuqje dhe fryrje të vendit të shpimit janë:
- DTP-HepB-Hib (vaksina e 2, 4, 6 mujorit si edhe ajo e 2 vjetorit).
Në përgjithësi simptomat janë të lehta dhe nuk zgjasin shumë.
Vaksina e fruthit dhe rubeolës
Vaksina e fruthit mund të shfaqë disa njolla të kuqe në formë pikash në lëkurën e fëmijës, të ngjashme me ato të sëmundjes. E njëjtja gjë mund të ndodhë edhe në rastin e vaksinës së rubeolës dhe në këtë rast shenjat në lëkurë mund të shfaqen pas 5-12 ditësh nga vaksinimi.
Në vendin tonë nuk është në protokoll vaksina kundër variçelës, por nëse ju do të zgjidhni t’ja bëni këtë në mënyrë private fëmijës, duhet të dini se në lëkurë mund të shfaqen disa shpërthime në lëkurë të ngjashme me ato të sëmundjes.
Lexoni dhe: Kalendari i vaksinave për fëmijët
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu