Sipas studimeve, te luajturit ne ajer te paster eshte e rendesishme sepse…

0 0

Të luajturit jashtë ndikon tepër pozitvisht në zhvillimin e fëmijës prandaj ju duhet t’i kushtoni shumë rëndësi kësaj pjese. Kështu fëmijët jo vetëm do të zhvillohen por edhe do të ndihen më të lumtur, më të shëndetshëm.
Sipas studimeve 6 arsyet përse fëmijët duhet të luajnë në ajër të pastër janë:
1. Loja në ajër të pastër favorizon rritjen e përqëndrimit. Sipas studimeve fëmija do të jetë më pak impulsive dhe më tepër i vëmendshëm.
2. Fëmija do të ndihet më pak i stresuar. Pra kjo është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin mendor.
3. Rrezet e diellit favorizojnë prodhimin e vitaminës D. Sipas “American Academy of Pediatrics”, një numër i madh fëmijësh nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D dhe kjo defiçencë mund të shkaktojë diabet apo edhe probleme kardiake. Mos harroni të mbroni lëkurën e fëmijës me anën e një kremi.
4. Të luajturit në ajër të pastër favorizon edhe zhvillimin e shikimit të fëmijës. Studimi u publikua në “Optometry and vision science” nga i cili u nxorr përfundimi se fëmijët që luanin jashtë shtëpisë kishin një shikim më të qartë në distancë.
5. Papastërtitë që ndodhen jashtë shtëpisë favorizojnë forcimin e sistemit imunitar. Fëmijët kanë nevojë të ekspozohen ndaj bakterieve dhe ju duhet t’i lejoni edhe të bëjnë duart apo veshjet pisë ndërsa luajnë dhe argëtohen.
6. Loja jashtë ambienteve të shtëpisë ul rrezikun e shfaqjes së obezitetit. Sipas studimeve këta fëmijë janë më aktivë fizikisht dhe kjo ndikon në uljen e rrezikut të shfaqjes së obezitetit, por njëkohësisht ul edhe rrezikun e rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak, presionit të gjakut etj.
E dini se cfarë do të thotë kjo? Që në jetën tuaj duhet t’i drejtoheni më shpesh fëmijës me shprehjen “shko të luash jashtë”!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X