Sipas studimeve, djemte jane me te ndjeshem se vajzat!

0 0

Prindërit shpesh janë skeptikë në lidhje me mënyrën si duhet të sillen për të rritur fëmijë të edukuar dhe me një karakter të mirë, dhe ndoshta pa e kuptuar ata gabojnë në mënyrën si e trajtojnë një djalë dhe një vajzë. Përse ndodh kështu? Sepse ata mendojnë se djemtë janë më të “fortë” dhe për pasojë kanë më pak nevojë për vëmendje.

Por cila është fjala e shkencës?

Sipas Universitetit të Los Angeles “UCLA” të publikuar në “Mental health journal”, në të vërtetë janë djemtë ata që janë më të ndjeshëm se vajzat.  Kjo ndodh pasi që nga lindja ata janë më pak të aftë për të përballuar stresin si pasojë e një maturimi më të vonë të sistemit cerebral krahasuar me vajzat.

Sipas ekspertëve gjatë zhvillimit të fëmijës do të vihen re ndryshime midis gjinive jo vetëm për shkak të këtij maturimi por edhe për shkak të hormoneve të ndryshme seksuale që ata kanë.

Si duhet të sillen prindërit?

Nëse fëmija juaj është tepër i ndjeshëm apo papritur fillon të qajë me të madhe ju duhet të përpiqeni ta qetësoni dhe t’i ofroni shumë dashuri. Nuk duhet aspak ta merrni në konsideratë lënien e fëmijës të qajë në mënyrë që të mund të bëhet më i fortë. Gjithashtu, kjo nuk do të thotë se vajzat nuk kanë nevojë për vëmendje dhe dashuri, apo se duhet të injorohen kur qajnë, por ju duhet të eleminoni nga mendja juaj idenë se djemtë janë të fortë dhe nuk kane nevoje per vëmendje. Të gjithë fëmijët duhet të puthen dhe përkëdhelen sepse kështu është më e mira për t’i qetësuar dhe dhënë siguri.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X