Mund të themi qe zmaliaturat janë një prej maktheve të gruas shtatzanë. Zakonisht shfaqja e tyre fillon nga muaji 6-8, për shkaqe mekanike (rritja e madhe e volumit) dhe hormonale. OBSh (Organizataa Botërore e Shëndetit) thekson për gratë shtatzana se:
Nuk duhet të konsumojnë alkool dhe duhan, duhet të ushqehen shumë shëndetshëm (me vitamina, proteina, antioksidantë) dhe të pijnë sasi të mira uji, të përdorin krem që i jep elasticitet lëkurës si edhe të mbajnë nën kontroll peshën trupore. Kujdes! Mos u stresoni për zmaliaturat. Gjëja më e rëndësishme në shtatzani është mirëqënia juaj dhe e fëmijës!
Zmaliaturat janë shenja që shfaqen në lëkurë si pasojë e dëmtimit të fibrave të kolagjenit në shtresën e dermës (shtresa më e thellë e lëkurës). Zakonisht shfaqen në zonën e barkut, hijeve dhe gjoksit.
Një shqetësim i shpeshtë në shtatzani
Ato shfaqen në rreth 50% e grave shtatzëna, rreth muajit 6-8, periudhë në të cilën toleranca ndaj glukozës zvogëlohet si edhe përqëndrimi i hormoneve në gjak rritet. Në përgjithësi shfaqen më tepër tek gratë e reja në moshë.
Përse shfaqen zmaliaturat?
Ashtu siç e thamë edhe më sipër, shkaktarë janë:
- Faktorët hormonalë, ndërtë cilat rritja e kortizolit i cili dobëson fibrat elastike, kolagjenin dhe mukopolisakaridet që mbështesin dermën.
- Faktorët mekanikë, siç është rritja e volumit të trupit, pa anashkaluar edhe faktorin gjenetik.
Produktet kozmetike që mund të përdorni janë ato me bazë:
- Acidi boswelic;
- Elastine;
- Kolagjeni;
- Vitamine E;
- Antioksidues;
- Acid ialuronik;
- Vajra (ulliri, bajamesh të ëmbëla, embrion gruri).
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu