Sipas mjekeve, gjerat e rrezikshme qe grate bejne gjate lindjes jane…

0 0

Sipas mjekëve, nënat duhet të dinë se disa nga gjërat që ato bëjnë në momentin e lindjes janë të papërshtatshme, dhe konkretisht:

  • Paraqiten shumë herët në spital. Sipas tyre në më të shumtën e rasteve këto nëna kanë nevojë për ndërhyrje pasi gjërat nuk ecin shumë shpejt. Kur flasim për ndërhyrje nuk e kemi fjalën vetëm për ndërhyrje kirurgjikale, por edhe plasje të ujërave në mënyrë artificial etj.
  • Fillojnë të hanë ushqim në fazën aktive të lindjes. Kjo është e rrezikshme pasi mund të nevojitet një operacon urgjent dhe në rast të tillë stomaku i gruas duhet të jetë bosh.
  • Gruaja ecën shumë edhe pse nuk është ende në fazën aktive. Kjo mund të jetë me rrezik pasi nuk do të ketë më fuqitë e duhura në momentin kur do t’i nevojiten.
  • Fillojnë të shtyjnë shumë shpejt. Kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin që ndihet nevoja urgjente për të shtyrë.
  • E mban frymën. Kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit që ndien. Kjo do të ketë efekte negative në lindje pasi do të vonojë kohën e daljes së bebit, do të rriten rrahjet e zemrës etj.
  • Nuk lëvizin nga vendi. Në këtë rast kontraksionet do të jenë më të dhimbshme, por nuk do të vendoset në rrezik jeta e nënës apo e bebes.
  • Nuk pranojnë të operohen edhe kur jua kërkon mjeku. Në këtë rast do të rrezikohet jo vetëm jeta e fëmijës por edhe e tyre, sepse mjeku e di më mirë se kur duhet të kryhet kjo ndërhyrje.

Po lindja juaj si ka qënë? Ju kujtohet të keni bërë ndonjë veprim që të ketë ndërlikuar lindjen apo të ketë vënë në rrezik shendetin tuaj dhe të bebes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X