Çfarë është ky sindrom?
Sindromi i Alergjisë Orale, ndryshe njihet si Sindroma e Alergjisë polen- ushqim, e cila mundësohet nga një ndërveprim midis proteinave alergjenike, të cilat gjenden në polene si dhe në fruta, perime dhe frutat e thata. Sistemi imunitar i njeh keto proteina si alergjenizuese dhe kështu aktivizohet duke dhënë simptoma të ngjashme me ato të sezonit polenik. Këshillohet që këto usbqime të konsumohen pa lëkure (pasi aty gjëndet sasia më e madhe e proteinave alergjenizuese) ose të përpunuara në nxehtësi (denatyrohen nga i nxehti).
Kush e shkakton më shpesh këtë sindrom?
Jo të gjithë pollenet japin alergji të kryqëzuar. Më të shpeshta janë:
- Pollenet e barërave të kultivuar, të cilat ndërveprojnë me pjeshkë, portokall, domate, pjepër dhe selino.
- Poleni i Meshteknës ( Betulës) ndërvepron me pjeshkë, dardhë, kumbull, kivi, qershi, mollë, lajthi, bajame, karotë, selino.
- Barërat e këqija: me pjepër, kastravec, kungull, banane dhe farat e lules së diellit.
Cilat janë simptomat më të shpeshta?
Simptomat që vijnë menjëherë pasi konsumojmë një nga këto ushqimet mund të jenë:
- Kruarje e gojës
- Ngjirrje e zërit
- Edemë e lehtë të buzës, gjuhës, gojës dhe laringut.
- Në disa persona mund të shfaqen dhe kruarje të veshëve.
Simptoma këto më të shpeshta kur konsumohen ushqime të freskëta, me lëkurë. Mund të zgjasin nga disa minuta, deri në disa orë.
Evitoni përdorimin e këtyre ushqimeve, mos hani fruta me lëkurë, mbani me vete një ilaç antihistaminik, i cili do t’ju lehtësojë ndjesinë e kruarjes.
Këto simptoma mund të shfaqen tek fëmijët rrreth moshës 3-4 vjeç, por dhe në moshë më të rritur.
Takoni mjekun tuaj Alergolog, ai do të mund tju bëjë një analizë dhe vlerësim të detajuar të rastit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu