Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D

0 0

Mungesa e vitaminës D mund të ketë efekte negative jo vetëm në kocka, por edhe tek muskujt, zemra, enët e gjakut dhe sistemi imunitar.

E ngjashme me një hormon

Kjo është një vitaminë e tretshme në yndyrë: mblidhet më pas në mëlçi, trupi e lëshon atë në doza të vogla kur përdorimi i saj bëhet i domosdoshëm. Ajo vjen në dy forma: ergocalciferol, që merret përmes ushqimit, dhe kolekalciferol, që sintetizohet nga trupi. Në fakt, vitamina D nuk është e pranishme në ushqime (gjendet kryesisht te peshqit e yndyrshëm, vezët, qumështi dhe djathi, mëlçia dhe perimet e gjelbra) dhe sintetizohet kryesisht në sajë të ekspozimit në diell, aq shumë sa njihet si vitamina e diellit, thelbësore për thithjen e kalciumit dhe ndihmën në rritjen e kockave.

Çfarë ndodh kur mungon?

Së pari, duhet të sqarohet se mungesa e vitaminës D nuk është një problem tipik vetëm në moshën e vjetër. Nevojat për të janë thelbësore nga mosha pediatrike deri në moshë të rritur. Prandaj duhet të integrohet në situata të veçanta, të lidhura me rritjen, shtatzëninë dhe ushqyerjen me gji. Për fetusin dhe gjatë fëmijërisë mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë vonesë në rritje dhe deformim skeletik. Tek të rriturit, nga ana tjetër, mund të përkeqësojë sëmundje të tilla si osteoporoza dhe osteopeni (reduktimi i masës kockore), shkakton dobësi të muskujve dhe rrit rrezikun e thyerjeve.

Kini kujdes për këmbanat e alarmit

Një rol themelor i vitaminës D është forcimi i sistemit imunitar për të luftuar sëmundjet. Nëse jeni sëmurë më shpesh se zakonisht, atëherë shkaku mund të qëndrojë në një mangësi të vitaminës D. Prova shkencore kanë treguar se zakonisht marrja e shtojcave specifike mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të traktit të frymëmarrjes.

Dhimbjet e kockave

Vitamina D është shumë e rëndësishme në ruajtjen e shëndetit të kockave. Nëse ndjeni dhimbje mund të jetë për shkak se nuk po prodhoni mjaftueshëm vitaminë D. Kujdesi i veçantë duhet të Tregohet në fëmijët, pasi një mangësi mund të çojë në zhvillimin e paktë të kockave. Dhe rreziku i osteoporozës dhe frakturave të eshtrave në moshën e rritur varet nga sa është zhvilluar masa kockore gjatë fëmijërisë.

Depresioni

Mungesa e vitaminës D mund të jetë shkaku i çrregullimeve të humorit. Ka një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe depresionit, megjithëse ende nuk është e qartë se si funksionon vitamina, është e sigurt se kontributi i saj rrit sasinë e serotonit.

Lëndime që duan kohë për t’u shëruar

Nëse e kuptoni se nevojitet më shumë kohë për një plagë që të shërohet, është e mundur që shkaku të jetë një mangësi e vitaminës D. Është treguar se vitamina rrit prodhimin e komponimeve të dobishme për rifgjenerimin e lëkurës.

Djersitje e tepruar

Sipas ekspertëve, djersitja e tepruar, madje edhe kur jeni duke pushuar, sidomos në ballë, mund të tregojë një mangësi të vitaminës D.

Lexo edhe: 5 ushqimet qe permbajne vitamine D






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X