Sifilizi: Rastet në Europë rriten me shifra të frikshme

Sëmundja e sifilizit rikthehet fuqishëm në Europë.




0 0

Në botë çdo vit regjistrohen 12 milion pacientë të rinj dhe sipas një raporti të publikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc), midis 2007 dhe 2017 në kontinentin e vjetër ka pasur një rritje prej 70% të rasteve .

Një sëmundje seksualisht e transmetueshme

Sifilizi është një infeksion gjenital që shkakton ulcera dhe rrjepje lëkure dhe është infeksioni seksualisht i transmetueshëm me shkallën më të lartë të vdekshmërisë. Ai shkaktohet nga mikroorganizma “Treponema pallidum” dhe transmetohet nga personi në person direkt përmes plagëve dhe ulçerave që formohen në zonat gjenitale, rektale dhe gojë pas kontaktit seksual, pasi mikroorganizmat lehtësisht riprodhohen në mukozën e organeve gjenitale dhe gojë.

Prezervativi është thelbësor

Për fat të mirë, antibiotikët janë të mjaftueshëm për ta kuruar atë dhe penicilina është më e efektshmja. Por diagnoza e hershme është thelbësore. Në fakt, antibiotiku mposht mikroorganizmat, por nuk kuron asnjë dëm të shkaktuar prej infeksionit. Para diagnozës së hershme ekziston një parandalim, i cili fillon me përdorimin e një prezervativi.  Sidoqoftë, është e rëndësishme të dini se plagët dhe ulçerat e lëkurës mund të transmetojnë infeksionin edhe gjatë seksit oral ose ndonjë kontakt tjetër të lëkurës me zonat e infektuara. Kjo është arsyeja pse është gjithmonë e rëndësishme të monitorohet çdo ndryshim i vogël në trup atë mënyrë që të kërkohet kujdes mjekësor dhe të kryhet testi për të zbuluar nëse keni ndonjë infeksion.

Lexo edhe: Infeksionet gjatë shtatzanisë që shkaktojnë defekte tek foshnja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X