SIDS, studime te reja sjellin shkaqe te reja

0 0

SIDS është sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë dhe mund të prekë fëmijët nga muaji i parë deri në vitin e parë të jetës. Kjo nuk lidhet me ndonjë patologji të veçantë, por me disa kushte specifike, duke përfshirë këtu edhe disa sjellje të prindërve. Deri tani kemi folur shpesh në lidhje me këto kushte që mund të favorizojnë rritjen e rrezikut të SIDS, por studime të reja tashmë kanë nxjerrë edhe përfundime të reja.

Teoritë më të fundit të shkencës

Fjala e fundit e shkencës vjen nga Australia dhe konkretisht nga dy studiues të cilët e lidhin shfaqjen e kësaj sindrome me një proteinë. Studimi u krye në spitalin “Children’s Hospital të Westmead”, dhe u udhëhoq nga doktoresha Rita Machaalani së bashku me mjekun Nicholas Hunt. Ata dolën në përfundimin se SIDS do të shkaktohej nga ulja e nivelit të proteinës të quajtur “oreksinë”.

Cili ëshë roli i kësaj proteine?

Oreksina favorizon zgjimin e fëmijës gjatë një episodi të apneas (ndalja e frymëmarrjes ndërsa fëmija është në gjumë).

Studimi edhe oreksina

Studimi u krye falë një fondi prej 130.000 Eurosh të akorduara nga Brenda King, fëmija i së cilës ishte në prag të vdekjes pikërisht nga SIDS, por që kjo gjë u zbulua dhe trajtua pikërisht nga spitali i Wesmead. Oreksina është një neuropeptid që rregullon gjendjen e zgjimit dhe studiuesit kanë vënë re nivele më të ulëta tek të rriturit e prekur nga çrregullime të përhershme të gjumit. Megjithatë kjo nuk është proteina e vetme që ndikon në SIDS, në të vërtetë edhe studiuesit amerikanë kanë vënë re nivele të ulëta të serotoninës tek fëmijët e prekur nga SIDS. Serotonina është një neurotransmentues që rregullon frymëmarrjen, frekuencën kardiake si edhe gjumin. Këto janë hapat e parë për të bërë të disponueshëm një screening (analizë) neonatale e cila do të bëjë të mundur të identifikohen subjektet që rrezikohen të preken nga kjo sindromë. Ndërkaq prindërit duhet të jenë te vetëdijshëm në lidhje më ato që mund dhe nuk mund të bëjnë me fëmijën gjatë gjumit deri në vitin e parë të jetës.

Lexoni edhe: A e kane prinderit informacionin e duhur per te shmangur SIDS?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X