Sids:Rregullat qe shpetojne jete

0 0

Sids (Sudden infant death syndrome) eshte sindroma e vdekjes se papritur te foshnjave, e njohur ndryshe si “vdekja ne djep”. Ajo mund te “godase” femije djem ose vajza qofshin, midis muajit te 1-re dhe te 12-te te jetes. Kjo ndodh kur femija eshte ne gjume qofte diten ose naten.
Vdekjet me te shpeshta nga kjo sindrome jane midis muajit te 2 dhe muajit te 4. Studimet shkencore po perqendrohen gjithmone e me shume ne studimin e strukturave te sistemit nervor qe kontrollojne gjumin dhe frymemarrjen. Mendohet qe kjo te jete nje anomali e trashegueshme dhe se femijet me ne rrezik jane ata qe kane probleme me frymemarrjen ose qe kane nje familjar i cili ka vdekur nga Sids.
Parandalimi eshte thelbesor
Nga fillimi i viteve ’90 konstatohet nje ulje e konsiderueshme e numrit te femijeve te prekur nga Sids. Kjo ka ndodhur fale fushatave njohese dhe parandaluese te organizuara.
Disa rekomandime anti-Sids:
1-Vendoseni gjithmone femijen te flere ne shpine
Ne muajt e pare te jetes keshillohet qe femija te vendoset te flere me bark lart dhe asnjehere permbys, pasi pozicioni permbys dhe ai anash konsiderohen si nje nga shkaqet kryesore te vdekjes se bebeve ne gjume. Femija keshillohet te vendoset te flere ne nje dyshek te forte, pa jastek dhe me carcafe pambuku.
2-Mbaheni fresket
Gjate gjumit femija nuk duhet mbuluar me shume batanie. Temperatura ideale e dhomes eshte midis 18-20 gradeve. I porsalinduri duhet te flere larg burimeve te nxehtesise(sobes, kaloriferit etj) dhe ne rast se ka temperature duhet t’ja hiqni nje batanije, pasi kur femija nuk eshte mire nuk duhet te kete vape pasi kjo e ben te ndihet me keq. Nxehtesia e tepert eshte nje shkaktar tjeter i Sids. Per te kontrolluar temperaturen e bebes duhet te prekni me dore qafen: nese eshte normale atehere e keni veshur dhe mbuluar aq sa duhet. Nese ka djersitur atehere duhet ta vishni ose ta mbuloni me dicka me te lehte.
3-Mbroheni nga tymi
Tymi e demton femijen qofte kur eshte brenda barkut tuaj, qofte ne vitet e para te jetes. Nese ju ushqeni me gji femijen tuaj nuk duhet ne asnje menyre te konsumoni duhan pasi nikotina e demton femijen dhe mundeson qe ne shumicen e rasteve te lindin femije premature ose nenpeshe. Helmet qe permban tymi i duhanit, te marra me deshire ose pa deshira nga ju, kalojne tek fetusi nepermjet kordonit ombelikal dhe placentes. Nikotina pengon qarkullimin e rregullt te gjakut ne uterus dhe placente dhe per kete arsye fetusi nuk mund te marre si duhet substancat qe i duhen per tu zhvilluar si duhet. Gjithashtu ju duhet ta ruani femijen tuaj edhe nga marrja pasive e tymit, pasi kjo eshte njesoj e demshme per te. I porsalinduri qe ekspozohet ndaj nikotines ka ne aparatin e frymemarrjes dhe ne gjak substanca helmuese qe clirohen prej saj. Per kete arsye femijet qe rriten ne familje duhanpirese jane me te ekspozuar ndaj rrezikut te prekjes nga Sids.
4-Mos e vendosni te flere ne krevatin tuaj
Nuk duhet asnjehere te vendosni beben tuaj te flere mes jush: rreziku i clirimit te nxehtesise se tepert nga trupat tuaja eshte i madh. Nje arsye akoma me e madhe qe femija te mos flere me ju eshte konsumimi i alkoolit ose duhanit prej njerit prej jush. Gjithashtu te fjeturit ne krevat me ju eshte e rrezikshme per femijen duke qene se gjate nates ju mund ta “mbytni” ate pa dashje.
5-Vendosini cucon
Sipas studimeve femijet qe mbajne cucon ne momentin e gjumit jane me pak te rrezikuar nga prekja e Sids. E rendesishme eshte qe femija te kete ne goje cucon ne goje ne momentin qe e ze gjumi, pastaj nese gjate gjumit i bie nga goja ju nuk duhet te shqetesoheniper t’ja vendosur perseri. Cuco konsiderohet si nje arme kunder Sids nese vendoset ne menyre korrekte. Duhet te kini parasysh se ate duhet t’ja vendosni femijes pas muajit te 1-re te jetes, pasi ne te kundert mund te ndikoje negativisht ne gjidhenie.

Lexoni edhe: Ne cilen moshe kalohet rreziku per SIDS?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X