Parazitet,si ti zhdukim?

0 0

Nese femija i infektuar nga parazitet frekuenton kopshtin apo shkollen, nuk eshte e nevojshme qe te dergohet ne shtepi. Ka shume mundesi qe femija te kete pasur parazite per nje fare kohe, keshtu qe disa ore me shume ne shkolle apo kopesht nuk do te shkaktojne ndonje ndryshim. Femija mund te vazhdoje te ndjeke kopeshtin apo shkollen normalisht, por duhet te filloje trajtimin e paraziteve sa me shpejt te jete e mundur.
Institucioni arsimor perkates dhe rrethi i miqve duhet te informohen se nje femije ne komunitetin e tyre ka parazite ne menyre qe te gjithe te mund te kontrollohen dhe te shmangen nga infetimi i perseritur.
Si ti zbuloni parazitet?
-Vendosni nje peshqir te bardhe mbi supet e femijes qe do te kontrollohet
-Lagni floket qe te kufizoni levizjen e paraziteve
-Krihini te gjitha floket sistematikisht me nje kreher me dhembe te holla
-Kontrolloni si peshqirin ashtu dhe kreherin per parazite te rritur ose therrija
-Kontrolloni femijen rregullisht per parazite, te pakten nje here ne muaj
Si t’i zhdukim parazitet?
   Parazitet mund te trajtohen me produkte te posacme,duke krehur ose duke rruar floket ne gjatesi te shkurter(gati 0.5 cm). Ne qofte se disa persona ne nje familje apo te nje rrethi te ngushte shoqeror jane prekur nga parazitet, te gjithe pjesetaret duhet te trajtohen ne te njejten kohe per te parandaluar perseritjen e infektimit.
Trajtimi i paraziteve me produkte te posacme
   Shampoja e trajtimit te paraziteve aplikohet ne floke dhe ne lekuren e kokes. Ajo permban substanca qe i vrasin ato. Disa trajtime jane me efikase se te tjeret. Produktet e trajtimit te paraziteve qe permbajne perberes aktive si malation ose dimethicone duket se jane me efikase. Produktet me Permetrin shpesh kane nje efekt negativ per shkak se parazitet mund te behen rezistente ndaj tij. Produktet me vajra bimore mund te jene efikase, por mbi keto nuk ka pasur shume prova shkencore.
Kur perdorni nje produkt te caktuar ndiqni  me kujdes udhezimet e tij. Disa trajtime nuk duhet te perdoren per femijet e vegjel apo grate shtatezana. Mbani mend se vetem ata persona qe kane parazite duhet te trajtohen, pasi ekziston gjithmone rreziku i efekteve anesore.
-Krehja
    Krehja me kreher me dhembe te holle duhet te behet ne menyre sistematike dhe teresisht, c’do dite per te pakten 8 dite, me pas nje here ne jave per 3 jave. Gjate krehjes floket duhet te jene te lagur. Vendosni nje peshqir mbi supet e femijes per te kapur parazitet dhe therrijat qe bien poshte. Me pas, si peshqiri ashtu dhe kreheri duhen lare ne 60 grade ose duhen ngrire te pakten 4 ore, per te vrare parazitet dhe therrijat.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X