Si t’i motivojmë fëmijët të jenë më aktivë?

0 0

 

Ju me siguri keni dëgjuar se shpenzimi i shumë kohe ulur është i dëmshëm për shëndetin tuaj, edhe nëse jeni aktivë rregullisht. Tani, hulumtimi i ri thotë se e njëjta gjë është e vërtetë për fëmijët, duke ju dhënë një arsye tjetër të madhe për të ndihmuar fëmijën tuaj të qëndrojë aktiv.

Fëmijët që ngrihen apo lëvizin gjatë periudhave të kohës që qëndrojnë ulur kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm se ata që ulen për një periudhë më të gjatë.

Si t’i motivojmë fëmijët të jenë më aktivë?

Limitoni kohën përpara ekranit

Për fëmijët parashkollorë, televizori dhe kompjuteri nuk duhet të zënë më shumë se dy orë të ditës së tyre, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Fëmijët nën moshën 2-vjeçare nuk duhet të shohin fare televizor. Dhe çfarë është më e rëndësishmja mos lini asnjë pajisje teknologjike në dhomën e gjumit të fëmijëve. Fëmijët që kanë televizor apo kompjuter në dhomë flenë më pak.

Caktoni orare për lojërat në natyrë

Çdo ditë gjeni kohë për të kryer aktivitet në natyrë. Edhe pak vrap do të mjaftonte. Qëndrojini besnikë kësaj praktike çdo ditë.

Inkurajoni forma të tjera loje

Puzzle, ngjyrosja, apo aktivitete imagjinare si të luajturit shtëpirash ose me kuzhina funksionojnë. Edhe nëse do të luajnë lojëra duke qëndruar ulur, sërish është më mirë sesa thjesht të qëndrojnë përpara ekranit të televizorit apo edhe kompjuterit.

Tërhiqni vëmendjen herë pas here

Ekspertët nuk janë të sigurt sesa herë duhet të bëjnë alternime fëmijët mes të qëndruarit ulur dhe aktivitetit, për të qenë të shëndetshëm, por gjithsesi sa më shpesh është më mirë. Nëse keni vënë re se fëmija ka qëndruar ulur për një kohë të gjatë, kërkojini ndihmë për diçka në mënyrë që të ngrihet e të vijë tek ju, thirreni për t’i treguar diçka interesante, çfarëdo qoftë vetëm për të marrë vëmendjen e tyre që të mos qëndrojnë ulur gjatë gjithë kohës.

Lexo edhe: Ekspertet ngrene alarmin: Femijet e sotem nuk vrapojne ose kercejne






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X