Si t’i mësoni fëmijët të përshtaten me syzet optike?

0 0

Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj janë diagnostikuar me probleme në lidhje me shikimin, çka rrjedhimisht kërkon përdorimin e syzeve. Disa e mirëpresin këtë gjë të re me entuziazëm, gjithashtu, sepse me kalimin e kohës syzet janë bërë një objekt në modë; të tjerët kanë disa vështirësi, veçanërisht për arsye estetike.

Mund të thuhet se fëmijët më të vegjël e përjetojnë këtë gjendje në një mënyrë pozitive, sepse në sajë të syzeve ata shohin më mirë. Por, kur rriten, mund të lindin vështirësi, sidomos lidhur me aspektin e jashtëm, gjë që mund ta dekurajojë përdorimin e tyre.

Më poshtë ju tregojmë disa këshilla në mënyrë që t’ia bëni më të lehtë fëmijës të vendosë syze kur ka nevojë për to.

  1. Përfshijini ata në zgjedhjen e syzeve.

Lërini fëmijët të zgjedhin vetë syzet e tyre. Në këtë mënyrë ata do të përshtaten më lehtë me këtë objekt dhe do jenë më të prirur t’i vendosin ato.

  1. Kënaqini shijet e tyre estetike.

Eksiztojnë skelete me forma dhe ngjyra të dizajnuara posaçërisht për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve. Disa prej tyre të ofrojnë edhe mundësinë për t’jua ndryshuar bishtat. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë më shumë mundësi dhe gjithmonë do t’u duket sikur kanë syze të reja për të treguar.

  1. Jepini besim.

Vendosja e syzeve është diçka e lehtë për fëmijët që janë të lumtur për këtë risi dhe duan të shohin më mirë. Por mund të ndodhë që fëmija juaj të mos i pëlqejë syzet dhe kjo për shkak se mund të ngacmohet në shkollë. Në këto raste është më mirë që t’u jepni besim dhe t’i bëni të kuptojnë se duhet të jenë të lumtur që do të mbajnë syzet, dhe t’u shpjegoni se kjo gjë nuk ndikon në marrëdhënien tuaj dhe në marrëdhënien e tyre me shokët.

  1. Të vazhdohet hap pas hapi (kur është e mundur).

Vendosja e syzeve nuk duhet të përjetohet kurrë nga pacienti i vogël si një imponim, por si një komponent i jetës së tij të përditshme. Gjëja e rëndësishme që duhet të bëni është t’i përcillni mesazhin se veshja e syzeve është thelbësore për mirëqenien e tyre dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Pas moshës 10-vjeçare, kur periudha e zhvillimit pamor ka përfunduar dhe nuk ka rrezik për rritjen e numrit, mund të konsultoheni me specialistin që syzet t’ia vendosni dalëngadalë.

  1. Jepini shembull.

Nëse prindërit kanë syze, sigurisht që është më e lehtë për fëmijët ta kuptojnë se syzet janë një mjet i rëndësishëm. Nëse jo, mund të përdorni shembuj të personazheve vizatimorë ose njerëzve të famshëm që i kanë ato.

Karakteristikat e syzeve

Në ditët e sotme ka shumë lloje të skeleteve të cilat ndonjëherë janë shumë specifike për fëmijët: gjëja e rëndësishme është të zgjidhni një model praktik dhe të sigurt, i cili mbetet në pozicionin e duhur gjatë përdorimit. Për këtë arsye mund të jetë e dobishme që ato të jenë të pajisura me pajisje të posaçme që parandalojnë rënien aksidentale, për shembull, lidhjet e syzeve me një llastik të lirshëm që vendoset mbrapa kokës.

Shmangni skeletet shumë të mëdha ose shumë të vogla për fëmijën tuaj. Fëmijët duhet të jenë në gjendje të shohin në çdo drejtim por jo të dalë shikimi i tyre jashtë xhamit.

Zgjidhni materiale të buta dhe fleksible por edhe rezistente për kohën, hipoalergjike, të lehta dhe të certifikuara.

Si ta mësojmë fëmijën të kujdeset për syzet?

Fëmijët që mbajnë syze shpesh harrojnë t’i heqin ato edhe kur luajnë sport. Pra, kështu mund t’i thyejnë në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që prindërit të edukojnë fëmijën e tyre për përdorimin e saktë të këtij objekti, duke i bërë ata përgjegjës për kujdesin e tyre.

Mësojeni fëmijën që gjithmonë të heqë syzet me të dyja duart.

Shpjegojini se nuk duhet të mbështetet mbi asnjë sipërfaqe duke vendosur syzet mbi të.

Është e rëndësishme që ato të vendosen në mënyrë korrekte diku, kur fëmija nuk i përdor.

Kujtojuni atyre se duhet t’i heqin ato kur luajnë ose praktikojnë sporte.

Mësojeni fëmijën të pastrojë xhamat me një rrobë të veçantë, dhe kur këto xhama bëhen shumë pis, duhen larë së pari me ujë të ftohtë dhe një detergjent të butë e më pas të fshihen me një leckë shumë të butë.

Lexo edhe: Syzet e diellit, femija nuk duhet te qendroje asnjehere pa to

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X