Si t’i mësojmë fëmijët të mos na ndërpresin?

0 0

 

Shpesh kur të flisni me një të rritur, duhet të merreni edhe me ankesat e vazhdueshme të fëmijës suaj, që ju ndërpret. Në këtë pikë, reagimi i prindit mund të jetë i dyfishtë: ose e zhgënjen shumë fëmijën duke u treguar i ashpër, ose e injoron tërësisht.

Si ta mësoni fëmijën tuaj që të mos ju ndërpresë ndërsa flisni

Një nënë ka treguar metodën e saj si ta bindë fëmijën të mos e ndërpresë teksa bisedon. Siç duket në blogun e saj ku e ka shpërndarë, ajo nuk i ka thënë asgjë djalit kur e ka ndërprerë, thjesht i ka mbajtur pak dorën dhe ka vazhduar bisedën që kishte nisur më herët pa ndaluar.

Metoda për t’i mësuar fëmijës të mos ju ndërpresë

Sipas nënës, ne duhet të supozojmë se kur fëmija na ndërpret, gjithë qëllimi i tij është që të fitojë vëmendjen tonë. Ata kanë shumë nevojë që të dëgjohen, prandaj është e rëndësishme të mos i qortoni dhe të mos ju flisni keq. Përkundrazi është e rëndësishme që ata të kuptojnë se prindërit do t’i dëgjojnë sa më shpejt të jetë e mundur, por duhet të mësojnë të bëjnë durim.

Sekreti

Sekreti, thotë nëna, është shumë i thjeshtë: mbani dorën e fëmijës. Në këtë mënyrë ai kupton se prindi e ka pranuar kërkesën e tij dhe do t’i përgjigjet sapo të ketë mundësi. Gjithashtu në këtë rast përsëritet rëndësia e kontaktit lëkurë me lëkurë për marrëdhënien prind-fëmijë.

Lexo edhe: Pse femija me nderpret vazhdimisht?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X