Si t’i “mbijetojme” ardhjes ne jete se femijes te dyte?

0 0

Ju është trazuar sadopak jeta pas ardhjes në jetë së fëmijës të dytë? Është bërë më e vështirë jeta juaj pas zgjerimit së familjes tuaj në 4 persona?
Ardhja në jetë e fëmijës së dytë ndonjëherë mund të jetë lodhëse dhe stresuese për nënën. Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa këshilla të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë jetës së përditshme, disa ide për t’u qetesuar dhe për të ndihmuar fëmijën e parë ta pranojë më lehtë vëllain apo motrën e vogël.
1- Gjyshërit
Gjyshërit mund të konsiderohen një ndihmë e madhe në këtë aspekt, pasi bëhet fjalë për nipin apo mbesën e tyre. Nëse gjatë kohës që fëmija është i vogël do të ndiheshit shpesh e lodhur nuk do të ishte gabim të kërkonit ndihmën e tyre, përkundrazi ata mund të jenë një shpatull e mirë ku ju mund të mbështeteshit.
2- Dadoja
Nëse ju keni mundësi ta përballoni mund të punësoni dikë që t’ju ndihmojë me fëmijët. Nëse ju vendosni të punësoni një dado për fëmijët tuaj, do të ishte mirë që ajo të fillonte të vinte në shtëpinë tuaj para lindjes së fëmijës së dytë, kjo për t’i dhënë mundësinë fëmijës së parë të njihej me të para lindjes së vëllait apo motrës së vogël.
3- Shoqëruesja juaj
Në shumë shtete të botës ekziston një profesioniste, e cila ju shoqëron ju në rritjen e fëmijës qysh nga periudha e shtatëzanisë. Duke qënë një person i kualifikuar në këtë fushë ajo do t’ju ndihmojë me fëmijën e porsalindur gjatë muajve të parë pas lindjes. Ajo gjithashtu mund t’ju mësojë ( nëse do të lindë nevoja ) si të vendosni fëmijën në gji, si ta lani. Pra ajo do të japi informacione dhe ndihmë për ju në çdo moment para dhe pas lindjes së fëmijës.
4- Një vajzë ndihmëse
Ju gjithashtu mund të punësoni një vajzë apo grua pa preokupime familjare, e cila do të mund të qëndroj me ju gjatë gjithë kohës, përfshirë këtu edhe natën. Kjo do të bënte që përgjegjësia juaj të ndahej në dy persona, pra më shumë momente që ju të çlodheni.
5- Kuzhinë e organizuar
Ka momente që do të ndiheshit e lodhur dhe pa energji për të gatuar. Për këtë arsye në kuzhinën tuaj duhet që gjithmonë të ketë njëfarë organizimi, i cili do të bënte të mundur përgatitjen e diçkaje të shpejtë në çdo moment. Çfarë do të thotë kjo?
Sigurohuni që brenda frigoriferit tuaj të mos mungojnë asnjëhere përbërësit:
– Patate
– Gjalpë
– Vezë
– Domate në kuti
– Vaj
– Makarona
– Salmon i ngrirë
– Djathë parmixhan
– Oriz
– Qumësht
Si mund t’ju vijnë në ndihmë këta përbërës?
Bëni një llogari të thjeshtë:
– Gjalpë+Vezë+Qumësht+Kripë+Piper+Domate+Borzilok=Omletë me perime.
– Makarona+Salmon i ngrirë+Gjalpë+Domate në kuti+Parmixhan+Vaj+Piper i zi= Makarona me salmon.
– Oriz+Parmixhan+Gjalpë+Vaj+Kripë+Lëng perimesh+Perime të stinës=Rizoto me perime.
Pra në këtë mënyrë ju do të keni mundësi që gjithmonë të gatuani në pak çaste diçka të shëndetshme për familjen tuaj.
6- Abonohu tek një shitës ambulant
Në ditët e sotme ka mjaft tregëtar që shesin prodhimet e tyre pa dalë në treg. Sigurohuni që të abonoheni tek një prej tyre në mënyrë që të vijë në një ditë të caktuar dhe të sjelli tek ju perimet dhe frutat që ju doni. Do t’i kurseni kështu vetes tuaj mundin e daljes në treg apo supermarket me dy fëmijë të vegjël, karrocën, çantat e pazarit.
7- I jepni një mundësi edhe babait
Mundohuni të përfshini edhe babain në rritjen e fëmijës tuaj. Të jeni të sigurta se edhe ai do të jetë në gjendje ta bëjë atë si duhet. Mjafton një orë në ditë për të luajtur me fëmijën. Këtë mund ta bëjë duke i dedikuar nje ditë fëmijës së madh dhe ditën tjetër fëmijës së vogël.
8- Pse jo një punëtore për shtëpinë?
Mendoni një ditë të kaluar në këtë mënyrë:
kujdesi për dy fëmijë; pastrimi i shtëpisë; rrobat për të larë dhe hekurosur; pjatat të cilat duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Nëse keni mundësi ekonomike ju mund të punësoni dikë t’ju ndihmojë me punët e shtëpisë, por edhe nëse nuk e keni këtë mundësi duhet keni parasysh se është më mirë një shtëpi më pak e pastër se një nënë e stresuar.
9- Argëtoheni fëmijën e parë ndërsa ushqeni me gji të dytin
Nëse të ushqeni me gji fëmijën e vogël po bëhet pothuajse e pamundur, ju mund të mundoheni të mbani të “zënë” fëmijën e madh me diçka. Për shembull:
ju mund t’i jepni atij një biberon lodër dhe t’i tregoni se mund të ulet pranë jush dhe ndërsa ju ushqeni vëllain/motrën, ai mund të ushqeje arushin. Gjithashtu mund t’i ndërtoni një aeroplan prej letre me të cilin mund të argëtohet pa pasur nevojë për dikë tjetër.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X